Politike

Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Do të kërkojmë komision Hetimor për udhëtimet e Ramës me çarter

Me të marrë fjalën, kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama është gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve. 

31 Tetor 2022, 14:21 Nga f.g
Berisha mbledh grupin parlamentar, Boçi: Do të kërkojmë
Luciano Boci

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar në selinë blu. Mbledhja është duke u transmetuar live. Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se PD do të kërkojë një Komision hetimor për udhëtimet e kryeministrit Edi Rama me çarter. 

Luçiano Boçi: Vrasja shtetërore e Lear Kurtit nga policia e Ramës në vazhdën e vrasjeve të tjera si dhe përpjekja e policisë për të fshehur ngjarjen dëshmojnë saktë se kush është kundër qytetarit, jetës së tij, sigurisë së tij dhe mirëqënies së tij. Dhe se kush është pranë tij dhe interesit të tij. Ndërkohë, përsëri mbrëmë krimi ka treguar fuqinë e tij përballë një pushteti të gjunjëzuar dhe atrofizuar dhe një qeverisje të korruptuar dhe të inkriminuar. Në vend që të zgjedhë dialogun me pedagogët, Rama ka vazhduar me kërcënimet, shantazhimet e tij dhe PD vazhdon të jetë në mbështetje të protestës, grevës së pedagogëve dhe do qëndrojnë pranë tyre deri në finalizimin e kërkesave të tyre që nuk janë thjesht financiare, por janë për dinjitet dhe për një universitet publik me kërkim shencor dhe punë të mirë akademike. Ndërsa shqiptarëve Rama i kërkon të ngrohen në diell për të kursyer energjinë, ju tund atyre në formë kërcënimi tmerret e krizës dhe të luftës. I lë në det të hapur, në fatin e gomoneve dhe vet nuk ndalet në luksin e shfrenuar. Sipas të dhënave të TIMS, Rama ka fluturuar plot 137 herë duke djegur në ajër 22 milion euro të shqiptarëve. Për këtë arsye, grupi ynë parlamentar do të dorëzojë menjëherë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për këtë çështje për zbardhjen e kësaj afere korruptive për të zbuluar para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të korruptuar të regjimit. Me këtë kërkesë do të kërkoj mbështëtjen jo vetëm të deputetëve që janë këtu, por të të gjithë deputetëve. Dhe çdo tentativë për ta penguar këtë komision do të konsiderohet si tentativë për të fshehur të vërtetën para shqiptarëve.

Me të marrë fjalën, kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama është gjeneratori i varfërisë së shqiptarëve. 

"Vjedhje, shpërdorime etj me radhë. Kur korrupsioni dhe vjedhja e këtyre zyrtarëve është bërë faktori, muri më i tmerrshëm për zhvillimin e këtij vendi dhe integrimin e tij, është bërë gjeneratori kryesor i varfërisë së shqiptarëve. është mater matrix i të gjitha problemeve."-tha Berisha./Dosja.al

berisha mbledh grupin 31 tetor 2022

Sondazh

Poll