Sport

Fundi me ‘happy end’! Luis Suarez, dopietë në ndeshjen e fundit me Nacional, teksa e shpall ekipin e tij edhe kampion të Uruguajit

Sulmuesi i njohur uruguajan shënoi dy gola në fitoren ndaj Liverpool të Uruguajit

31 Tetor 2022, 10:59 Nga DOSJA

Fundi me ‘happy end’! Luis Suarez, dopietë në ndeshjen e

URUGUAJI - Luis Suarez shënoi një dygolësh në ndeshjen e tij të fundit me Nacional. Ish-sulmuesi i Atlético Madrid, Barcelona dhe Liverpool, ndër të tjera, shënoi dy gola në triumfin e 'Bolso' në ndeshjen e tij kundër Liverpool të Uruguajit , që korrespondon me ndeshjen përcaktuese të kampionatit të këtij vendi. Nacional fitoi dhe u shpall kampion i Uruguajit.

Sulmuesi hapi rezultatin në minutën e 50-të, por Thiago Vecino e çoi ndeshjen në kohën shtesë me golin e tij në minutën e 69-të. Në kohën shtesë, Suárez kaloi sërish Nacional në avantazh dhe një dopietë e Gigliotti, mbylli ndeshjen me rezultat 1-4.

Me këtë fitore, Nacional koleksionoi titullin e 49-të të kampionit të Uruguajit dhe mbetet dy pas Peñarol, kampion sezonin e kaluar të trofeut të tij të 51-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll