Sport

F1/ Verstappen 'fluturon' në Meksikë, fitorja e 14-të sezonale për pilotin e Red Bull

Çmimi i Madh i Meksikës shkon për Max Verstappen. Kur kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i kampionatit, piloti i Red Bull siguron fitoren e 14-të sezonale, që është edhe një rekord historik për të.

30 Tetor 2022, 23:13 Nga DOSJA

F1/ Verstappen 'fluturon' në Meksikë, fitorja e 14-të

MEKSIKË- Çmimi i Madh i Meksikës shkon për Max Verstappen. Kur kanë mbetur edhe dy gara nga përfundimi i kampionatit, piloti i Red Bull siguron fitoren e 14-të sezonale, që është edhe një rekord historik për të.

Piloti holandez ka mbërritur në finish i pari, i ndjekur nga 7-herë kampioni i botës, Leëis Hamilton, ndërsa, përkundër shpresave për një fitore, është detyruar të kënaqet me një vend në shkallën më të ulët të podiumit piloti i shtëpisë, meksikani Sergio Perez i “Red Bull”-it.

Tanimë Formula 1 rikthehet me dy garat e fundit në 10-ditëshin e dytë të nëntorit, me garën e Sao Paolos në Brazil dhe me atë të Abu Dhabit, që mbyll edhe Botërorin e këtij sezoni.

E.Ç (Dosja.al)

verstappen formula 1

Sondazh

Poll