Sport

Milan për turp! Torino 'ia nxjerr bojën' në vetëm 45 minuta lojë, Napoli merr arratisjen drejt kreut

Milan mundet 2-1 në Olimpico kundër Torinos në takimin e javës së 12-të të Serie A.

30 Tetor 2022, 22:49 Nga DOSJA

Milan për turp! Torino 'ia nxjerr bojën' në vetëm

ITALI- Milan mundet 2-1 në Olimpico kundër Torinos në takimin e javës së 12-të të Serie A. Një mbrëmje për t'u harruar për kuqezinjtë, që thuajse nuk bënë asgjë në këtë 90 minutësh. Leao kishte dy mundësi të pastra për të shënuar, por Torino ia del të realizojë në këtë pjesë të parë me golat e Djidji (35') dhe Miranchuk (37').

Reagimi në pjesën e dytë ishte i vakët. Goli i Messias në (67') erdhi si pasojë e gabimit të portierit Vanja Savic. Duhet thënë se në këtë përballje Milan goditi vetëm një herë portën e skuadrës torineze. Humbja e dytë në kampionat për kuqezinjtë e Piolit që tashmë shohin kreun -6 pikë larg. Suksesi i dytë për Torinon që shkon në vendin e 9 në kuotën e 17 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

milan torino

Sondazh

Poll