Sport

Arteta tregon ‘sekretin’ e ndryshimit: “Individët e talentuar bënë diferencën”

Tre ditë pas humbjes së tyre në Europa League kundër PSV Eindhoven (0-2), Arsenali fitoi kryesisht kundër Nottingham Forest (5-0) të dielën në Premier League. Ja shenja dalluese e skuadrave të mëdha, sipas trajnerit të ‘Topçinjve’

31 Tetor 2022, 07:13 Nga DOSJA

Arteta tregon ‘sekretin’ e ndryshimit: “Individët e

ANGLI - Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, pas fitores ndaj Nottingham Forest (5-0) tregon edhe se ku qëndron ‘sekreti’ dhe midis skuadrave: “Skuadrat e mëdha duhet të reagojnë sa më shpejt që të jetë e mundur pas një zhgënjimi. 

Ne e bëmë pas zhgënjimit të së enjtes mbrëma (humbja 0-2 ndaj PSV Eindhoven). Nuk kishim shumë kohë. Bëmë gjysmë seance stërvitore dhe duhej të ishim gati, jo vetëm fizikisht, por edhe mendërisht, kundër një skuadre që mundi Liverpoolin. Kishte presion. Duhet të mësohemi me këtë.

Ishte e mrekullueshme të shënoje kaq shumë. Krijuam shumë raste. Ne nuk kemi shënuar mjaftueshëm golat në ndeshjet e fundit dhe kemi folur për këtë gjatë gjithë javës. Sot talentet individuale bënë diferencën, shënuan gola fantastikë. Dhe ata ishin vetëmohues, kjo është gjithashtu e rëndësishme”.

Arteta tregon ‘sekretin’ e ndryshimit: “Individët e

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll