Sport

VIDEO/ Raphael Varane në luftë me kohën për rehabilitimin e tij, Kupa e Botës në prag

I dëmtuar që prej 22 tetorit në kofshën e djathtë, mbrojtësi francez ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram se “ndihet shumë më mirë”, teksa postoi imazhe të rehabilitimit të tij në Clairefontaine, ndërsa Botërori fillon pas tre javësh (20 nëntor - 18 dhjetor).

31 Tetor 2022, 07:09 Nga DOSJA

VIDEO/ Raphael Varane në luftë me kohën për rehabilitimin e

FRANCE - Gara me kohën filloi më shumë se një javë më parë për Raphael Varane. I dëmtuar në kofshën e djathtë që nga 22 tetori në sfidën e Manchester United ndaj Chelsea (1-1), mbrojtësi i kombëtares franceze (87 ndeshje), ka filluar rehabilitimin e tij në qendrën stërvitore Clairefontaine në Francë.

Në Instagram, 29-vjeçari dërgoi një mesazh qetësues për shqetësimet rreth dëmtimit të tij: “Faleminderit të gjithëve për mesazhet tuaja këtë javë! U stërvita shumë dhe ndihem shumë më mirë. Suksese sot @manchesterunited! »

Mbrojtësi i skuadrës së Francës ka në horizont komunikimin, më 9 nëntor, të listës së trajnerit Didier Deschamps për Botërorin e ardhshëm (20 nëntor-18 dhjetor).

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Raphael Varane (@raphaelvarane)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll