Sport

BUNDESLIGA/ Rikthimi i Unionit në krye të renditjes dhe Grifo-show kundër Schalkes…

Një fitore e madhe ekipore për berlinezët, të cilët rikuperohen dhe mposhtin Gladbach 2-1: Doekhi vendimtar në minutën e 97-të. Fiton edhe Freiburgu, ndërsa Koln barazom 1-1 me Hoffenheim

31 Tetor 2022, 06:25 Nga DOSJA

BUNDESLIGA/ Rikthimi i Unionit në krye të renditjes dhe Grifo-show

GJERMANI - E diela e javës së 12-të të Bundesligës është plot emocione. Union Berlin u rikthye në krye të renditjes, pas fitores së madhe ndaj Borussia M’Gladbach. Ajo u rikthye në epërsinë në +1 ndaj Bayernit, ndërsa Freiburgu renditet në vendin e tretë. ‘Paqe’ në Koln.

Union Berlin - Borussia M’Gladbach 2-1

Në ‘Stadion An der Alten Försterei’ vjen një fitore e mahnitshme për Union Berlin: ndeshja ndaj Borussia Mönchengladbach përfundon 2-1. Vendasit e nisin shumë mirë dhe imponojnë ritmin e tyre të lojës, duke i detyruar kundërshtarët të mbyllen në gjysmën e tyre. Berlinezët në të 29' gjejnë avantazhin me Becker, por arbitri tërhiqet në Var dhe menjëherë anullon golin për një prekje të topit me dorë lojë. Reagimi i mysafirëve është i menjëhershëm: nga goditja e këndit Elvedi gjendet në vendin e duhur në kohën e duhur dhe në minutën e 33-të me kokë e kalon në epërsi skuadrën e Farkes. Në pjesën e dytë vendasit tentojnë të gjejnë golin e barazimit. Në minutën e 79-të me Behrens nga pak metra e çon topin në rrjetë dhe 1-1 Në të 86-tën minutë Trimmel shënon, por gjyqtari Osmers e anuloi golin për pozicion jashtë loje pas një konsultimi në Var. Vendësit nuk do të dorëzohen dhe gjejnë golin e fitores në minutën e fundit të rikuperimit me Doekhi (90’+7). Në bilbilin e trefishtë, Union Berlin mund t’i gëzohet fitores, pasi rikthehet në krye të Bungesligës për të zënë vendin e parë me 26 pikë.

Schalke 04-Freiburg 0-2

Pika e kthesës nuk vjen për Schalke 04, e cila pa sot debutimin e trajnerit të ri Thomas Reis: në Gelsenkirchen fiton Freiburg në shenjën e Vincenzo Grifo. Ata i dominojnë miqtë në pjesën e parë, duke iu afruar golit në dy raste me Doan dhe humbën objektivin me Jeong Woo-yeong. Kërcënimi i vetëm nga Schalke 04 vjen pas dëmtimit të Ouwejan, i zëvendësuar nga Kerim Çalhanoğlu (është kushëriri i interistit, Hakan) që bëhet i rrezikshëm në minutën e 35-të me një gjuajtje të shkëlqyer. Avantazhi i merituar i Fribourgut vjen me Vincenzo Grifo: italiani godet me një goditje të përsosur me këmbën e djathtë dhe e kalon skuadrën e tij në epërsi në minutën 45’+1. Në pjesën e dytë, mysafirët e dyfishuan rezultatin në minutën e 61-të: Grifo nënshkroi 2-0 nëpërmjet penalltisë, duke realizuar dopiedën e dytë radhazi dhe golin e tetë të sezonit. Freiburg kthehet i treti në Bundesligë, në -2 nga Union Berlin.

FC Koln - Hoffenheim 1-1

Takimi në ‘Rhein Energie Stadion’, u mbyll në barazim 1-1, ku gjithçka u përcaktua në 45 minutat e para. Kainz në minutën e 13-të shënoi për vendësit, ndërkohë që Bruun Larsen barazoi në minutën e 35-të. 45 minutat e dyta nuk sollën ndonjë gjë të re në zhvillimin e takimit. Koln pozicionohet në vendin e 10-të me 17 pikë, kurse Hoffenheim me një pike më tepër renditet në vendin e shtatë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll