Sport

VIDEO/ Arsenali homazh për Pablo Mari që doli të dielën nga spitali, pas plagosjes me thikë në një supermarket të Milanos…

Gjatë fitores së tyre të madhe kundër Nottingham Forest të dielën (5-0), lojtarët e Arsenalit i bënë homazhe shokut të tyre, i huazuar te Monza dhe i cili së fundmi u godit me thikë nga një i çmendur

31 Tetor 2022, 06:41 Nga DOSJA

VIDEO/ Arsenali homazh për Pablo Mari që doli të dielën nga

ANGLI - Arsenali është bërë sërish lider i Premier League, pasi mposhti Nottingham Forest të dielën në shtëpi (5-0), në kuadër të javës së 14-të. Gjatë këtij takimi, ‘Topçinjtë’ u mblodhën gjatë festës golit të hapjes së Gabriel Martinelli (5’), ku braziliani ka treguar fanellën e Pablo Mari, një lojtari që aktualisht është i huazuar në Monza (Seria A).

Mbrojtësi spanjoll u plagos në një sulm vdekjeprurës me thikë nga një i çmendur në një supermarket italian në Milano të enjten dhe doli nga spitali të dielën. 

VIDEO/ Arsenali homazh për Pablo Mari që doli të dielën nga

I plagosur në shpinë, qendërmbrojtësi 29-vjeçar ishte operuar me sukses të premten në spitalin Niguarda në Milano. Agresori i tij, 46 vjeç, u arrestua nga policia pasi u çarmatos nga një ish-lojtar profesionist, Massimo Tarantino, ish-mbrojtësi i Napolit dhe Interit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll