Sport

Ten Hag i kënaqur: "Qëndrim i shkëlqyer, shpirt fitues. Ne duhet ta ruajmë këtë"...

"Ne jemi përmirësuar shumë në krahasim me fillimin e sezonit. Duhet ta ruajmë këtë proces. Loja e Rashford ishte një paraqitje e shkëlqyer”.

31 Tetor 2022, 07:04 Nga DOSJA

Ten Hag i kënaqur: "Qëndrim i shkëlqyer, shpirt fitues. Ne

ANGLI - Manchester United konfirmoi momentin e tij të mirë të dielën. “Djajtë e Kuq”, të cilët qëndruan në një sukses bindës kundër Tottenhamit (2-0 më 19 tetor) dhe një barazim meritor ndaj Chelsea (1-1 më 22 tetor), si dhe një fitore të lehtë kundër Sheriff Tiraspol në Europa League (3-0 më 27 tetor), arritën të mposhtnin në shtëpi West Ham (1-0), në kuadër të javës së 14-të të Premier League.

Erik ten Hag, trajner i Manchester United, ka analizuar lojën dhe suksesin e skuadrës së tij në ndeshjen ndaj West Hamit: "Në këtë skuadër ka një qëndrim të madh dhe shpirt fitues. Ne jemi përmirësuar shumë në krahasim me fillimin e sezonit. Duhet ta ruajmë këtë proces. Edhe tifozët e pëlqejnë atë, është i rëndësishëm zhvillimi i një lidhjeje pozitive me ta.

Loja e Rashford ishte një paraqitje e shkëlqyer. Është e mrekullueshme të kesh lojtarë kaq të fortë nga akademia. Ne duhet ta mbajmë fort atë. Maguire gjithashtu ishte i shkëlqyeshëm në mbrojtjen e zonës, ai është një lojtar dhe një mbrojtës i shkëlqyer. Ne pamë përsëri sot se sa i rëndësishëm është ai për ne."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll