Sport

Fërshëllima drejtuar lojtarëve, Tare sheh nga tribuna turpërimin e Lazios, Salernitana e përmbys në 'Olimpico'

 Lazio-Salernitana, përballja e vlefshme për javën e 12-të të Serie A përfundon me shifrat 1-3. Në Olimpico, skuadra e Sarrit humb terren nga Atalanta në klasifikim.

30 Tetor 2022, 21:48 Nga DOSJA

Fërshëllima drejtuar lojtarëve, Tare sheh nga tribuna

ITALI- Lazio-Salernitana, përballja e vlefshme për javën e 12-të të Serie A përfundon me shifrat 1-3. Në Olimpico, skuadra e Sarrit humb terren nga Atalanta në klasifikim. Në pjesën e parë do të mjaftonte goli i Zaccagnit në minutën e 41-të.

Në fillim të pjesës së dytë Candreva barazoi rezultatin me një top të shkëlqyer që turbulloi Lazion, e goditur gjithashtu në minutën e 68 nga realizimi i Fazio-s. Skuadra e Sarrit u shfaq nervoze dhe në minutën e 76' pësoi golin e tretë me Dian.

Duhet përmendur se në fund të ndeshjes pati fërshëllima drejtuar lojtarëve, pasi një humbje e tillë vështirë se imagjinohej.

E.Ç (Dosja.al)

lazio salernitana

Sondazh

Poll