Sport

Publikon foton dhe mesazhin pasi i shpëtoi vdekjes, futbollisti i Monzas shfaqet në spital: "Jam mirë, faleminderit për dashurinë"

Një buzëqeshje dhe një gisht i madh: Pablo Marì shfaqet nga shtrati i spitalit ku ishte shtruar dje pas goditjes me thikë në qendrën tregtare Assago (Milano).

28 Tetor 2022, 19:12 Nga DOSJA

Publikon foton dhe mesazhin pasi i shpëtoi vdekjes, futbollisti i Monzas

ITALI- Një buzëqeshje dhe një gisht i madh: Pablo Marì shfaqet nga shtrati i spitalit ku ishte shtruar dje pas goditjes me thikë në qendrën tregtare Assago (Milano). “Pas momentit të vështirë që përjetuam dje, unë dhe familja ime duam të komunikojmë se, për fat të mirë jam mirë dhe dua të falënderojë për mesazhet e shumta të dashurisë dhe mbështetjes që po marr.

Jam pranë familjes dhe miqve të viktimës të cilit i shpreh ngushëllimet më të thella. I urojë shërim të shpejtë edhe të plagosurve të tjerë”, ishte mesazhi i mbrojtësit të Monzas, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Veronica Chacon. Spanjolli është operuar sot në shpinë dhe do të jetë larg fushave për rreth tre muaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Pablo Marí (@pablomv5)

E.Ç (Dosja.al)

monza pablo mari

Sondazh

Poll