Sport

F1/ Red Bull pranoi shkeljen e kufirit të buxhetit, FIA vendos gjobë dhe kufizime në zhvillimin e makinës

arrëveshje e arritur midis Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Red Bull për shkeljen e konstatuar të rregullores së Kufirit të Buxhetit

28 Tetor 2022, 16:45 Nga DOSJA

F1/ Red Bull pranoi shkeljen e kufirit të buxhetit, FIA vendos gjobë

AUSTRI-Marrëveshje e arritur midis Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Red Bull për shkeljen e konstatuar të rregullores së Kufirit të Buxhetit, në lidhje me sezonin e kaluar. Skuderia austriake Red Bull ka marrë një gjobë prej 7 milionë dollarësh dhe një dënim të kufizuar sportiv, në formën e një reduktimi 10% në kohën e shpenzuar për kërkimin dhe zhvillimin aerodinamik.

Tejkalimi i konstatuar nga Federata Ndërkombëtare shkon - për sezonin 2021 - në 1 milion e 864 mijë paund, e barabartë me 1.6% më shumë se kufiri buxhetor. Gjoba do të paguhet brenda 30 ditëve nga data në fund të marrëveshjes së arritur.

E.Ç (Dosja.al)

formula 1 red bull

Sondazh

Poll