Sport

Abuzues seksual serial, Mendy: "Jam i shokuar..."

Francezi i cili ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2023, është në gjyq për gjithsej tetë akuza për abuzime seksuale, njëra prej të cilave tani është hequr nga Gjykata Cheshire, si dhe një rast i tentativës për përdhunim dhe një rast për sulm seksual, me gjashtë vajza të reja si viktima.

28 Tetor 2022, 11:51 Nga DOSJA
Abuzues seksual serial, Mendy: "Jam i shokuar..."

ANGLI - Në kulmin e formës së sajë në kampionatin anglez, skuadra e Manchester Cityt ëstë në qendër të vëmendjes edhe për ngjarje jo sportive. Këtë vëmendje ja ka sjellë akuza ndaj Benjamin Mendy për abuzime seksuale. Futbollisti i Citizens mohoi para gjykatës akuzat se ata e konsiderojnë si përdhunues serial dhe theksoi se ai kurrë nuk ka bërë asgjë me një femër pa miratimin e saj.

Gjyqi i Benjamin Mendy është ende në vazhidm. Francezi i cili ka një kontratë me Manchester City deri në vitin 2023, është në gjyq për gjithsej tetë akuza për abuzime seksuale, njëra prej të cilave tani është hequr nga Gjykata Cheshire, si dhe një rast i tentativës për përdhunim dhe një rast për sulm seksual, me gjashtë vajza të reja si viktima.

Futbollisti 28-vjeçar ka pohuar në gjykatë se ka bërë seks konsensual me femrat që e akuzojnë dhe asnjëherë nuk ka penguar asnjë prej tyre të largohet nga shtëpia e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll