Sport

Pritja pothuajse ka përfunduar për Ibrahimovic, në janar rikthehet të stërvitet. "Kurrë nuk kam vuajtur kaq shumë"

Të mërkurën, në ndeshjen vendimtare kundër Salzburg ai, si gjithmonë, do të jetë aty për të brohoritur shokët e skuadrës sepse Zlatan Ibrahimovic ka synimin të rikthehet për të luajtur në Champions League në raundin tjetër.

28 Tetor 2022, 16:37 Nga DOSJA

Pritja pothuajse ka përfunduar për Ibrahimovic, në janar

ITALI-Të mërkurën, në ndeshjen vendimtare kundër Salzburg ai, si gjithmonë, do të jetë aty për të brohoritur shokët e skuadrës sepse Zlatan Ibrahimovic ka synimin të rikthehet për të luajtur në Champions League në raundin tjetër. Sulmuesi suedez ka filluar të punojë shumë në Milanello dhe në palesteër për t'u përpjekur të ecë përpara dhe të kthehet sa më shpejt.

La Gazzetta dello Sport bën një pasqyrë të rrugës së rikuperimit të sulmuesit suedez, duke shpjeguar se plani parashikon një rikthim në grup në janarin e vitit 2023. Nuk ka nxitim duke pasur parasysh delikatesën e ndërhyrjes së kryer dhe moshën (41 vjeç). Synimi është të jetë në dispozicion për pjesën e dytë të sezonit dhe ndërkohë Ibra do të vazhdojë punën e tij specifike, e cila në javët në vijim do të përfshijë edhe vrapimin dhe stërvitjen me top.

Por së pari takimi më i rëndësishëm: Milan-Salzburg. Nëse shokët e tij të skuadrës arrijnë të thyejnë kalimin për në 1/8, sigurisht që do të jetë një shtysë e madhe shtesë për Ibrën.

"Për sa kohë që mund të jap rezultate, do të vazhdoj të luaj. Ditën që do të ngadalësoj, dua që njerëzit rreth meje të kenë ndershmërinë të ma thojnë. Dëmtimi? Mezi kam fjetur për gjashtë muaj për shkak të dhimbjes, kurrë nuk kam vuajtur kaq shumë brenda dhe jashtë fushës, "tha Ibrahimovic për CNN.

E.Ç (Dosja.al)

ibrahimovic milan

Sondazh

Poll