Sport

Rrezikonte burgun dhe gjobën e majme, merret vendimi i Prokurorisë për të ardhmen e Neymar

Rreziku iku për Neymar, i cili gjatë gjyqit për korrupsion dhe mashtrim iu hoqën të gjitha akuzat.

28 Tetor 2022, 16:28 Nga DOSJA

Rrezikonte burgun dhe gjobën e majme, merret vendimi i Prokurorisë

SPANJË-Rreziku iku për Neymar, i cili gjatë gjyqit për korrupsion dhe mashtrim iu hoqën të gjitha akuzat. Procedimi i zhvilluar në gjykatën e Barcelonës, ka të bëjë me parregullsitë e pretenduara në lidhje me transferimin e lojtarit te Barça në vitin 2013. “Tërhiqni akuzën ndaj të gjithë të pandehurve dhe për të gjitha faktet për të cilat ata akuzohen", ishin fjalët e prokurorit në seancën gjyqësore. Ndaj një fitore e bukur për yllin brazilian të futbollit, i cili në të kundërtën do të rrezikonte të vuante dy vjet burg dhe të paguante një gjobë prej 10 milionë eurosh.

Në vitin 2013, Neymar ishte transferuar nga Santos te Barça për 57.1 milionë euro, nga të cilat 40% shkuan për familjen e lojtarit dhe 17.1% për DIS. Ishte kompania braziliane e investimeve DIS ajo që pretendoi se shifrat e deklaruara në atë kohë nga Barça ishin më të ulëta se ato reale dhe për këtë arsye paditi O'Ney së bashku me prindërit e tij, dy klubet dhe ish-presidentët Bartomeu dhe Rosell ( Barcelona) dhe Rodrigues (Santos).

“Negociatat janë bërë nga babai im, unë nuk kam marrë pjesë. Kam firmosur atë që më ka thënë”, deklaroi para gjyqit sulmuesi. Më pas ai përfundoi: “Kam pasur opsione nga shumë klube, por ëndrra ime që në fëmijëri ka qenë gjithmonë të luaja për Barcelonën. Në momentin e fundit më duhej të vendosja mes Barçës dhe Real Madrid dhe zemra ime zgjodhi Barcelonën."

E.Ç (Dosja.al)

neymar psg barcelona prokuroria

Sondazh

Poll