Sport

Inter bën bilancin financiar, klubi zikaltër ul borxhin, zbulohet xhiro rekord e të ardhurave

Mbledhja e aksionerëve të Interit miratoi pasqyrën financiare 2021-2022 me rritje të xhiros dhe ulje të humbjeve.

28 Tetor 2022, 16:20 Nga DOSJA

Inter bën bilancin financiar, klubi zikaltër ul borxhin, zbulohet

ITALI-Mbledhja e aksionerëve të Interit miratoi pasqyrën financiare 2021-2022 me rritje të xhiros dhe ulje të humbjeve. "Aksionarët miratuan pasqyrat financiare më 30 qershor 2022, të cilat tregojnë xhiron e re rekord prej 439.6 milionë euro dhe një reduktim të humbjeve prej mbi 105 milionë euro krahasuar me vitin paraprak" – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit zikaltër.

Rezultatet financiare të Interit nga sezoni i kaluar tregojnë një rritje prej rreth 75 milionë euro të të ardhurave të konsoliduara, të cilat arritën në 439.6 milionë, krahasuar me 364.7 milionë vitin e kaluar.Pasqyra financiare u mbyll me një humbje prej 140 milionë eurosh, të reduktuar me afërsisht 105 milionë krahasuar me 245.6 milionë në vitin 2021.

E.Ç (Dosja.al)

inter zhang bilanci financiar

Sondazh

Poll