Sport

Frikë në futbollin brazilian! Futbollisti bie pa ndjenja pas 13 minutash lojë, ambulanca hyn në fushë dhe... (video)

Frikë në takimin Fortaleza-Coritiba. Në minutën e 12-të të takimit, ish-mesfushori i Arisit dhe tani i Fortalezës, Lucas Sasa, ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe të gjithë tifozët u tronditën.

28 Tetor 2022, 19:00 Nga DOSJA

Frikë në futbollin brazilian! Futbollisti bie pa ndjenja pas 13

BRAZIL- Frikë në takimin Fortaleza-Coritiba. Në minutën e 12-të të takimit, ish-mesfushori i Arisit dhe tani i Fortalezës, Lucas Sasa, ra pa ndjenja në fushën e lojës dhe të gjithë tifozët u tronditën.

Stafi mjekësor i skuadrës ndërhyri menjëherë në fushë dhe ka rikthyer në vetëdije mesfushorin me përvojë, ndërsa më pas është dërguar me barelë në ambulancën e fushës dhe prej andej në spitalin më të afërt.

Fatmirësisht, siç ka përmendur Fortaleza në postimin e fundit, futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore pasi nga analizat që iu nënshtrua nuk rezultuan asnjë problem. Sasa doli nga spitali dhe u dërgua në shtëpi, me stafin mjekësor të ekipit që monitoronte vazhdimisht gjendjen e tij.

E.Ç (Dosja.al)

brazil fortaleza lucas sasa

Sondazh

Poll