Sport

Joao Felix në qendër të kritikave, pi duhan dhe shijon festën pas eliminimit të Atl.Madrid! Tifozët tërbohen me portugezin

Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bayer Leverkuesen në raundin e pestë të grupeve të Champions League.

28 Tetor 2022, 12:28 Nga DOSJA

Joao Felix në qendër të kritikave, pi duhan dhe shijon

SPANJË- Atletico Madrid nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Bayer Leverkuesen në raundin e pestë të grupeve të Champions League. Një rezultat që nxjerr jashtë kompeticionit ekipin spanjoll.

Joao Felix, sulmuesi 22-vjeçar që nuk po kalon ditët e tij më të mira në kryeqytetin spanjoll, është në qendër të kritikave. Pas ndeshjes, portugezi festoi ditëlindjen e të dashurës së tij Margarida Corceiro. Një natë feste me miqtë për çiftin me tekila, shampanjë, muzikë dhe madje një lojë boëling pas darkës në një restorant të njohur në kryeqytetin spanjoll.

Disa video të mbrëmjes, në të cilat Joao Felix sipas shtypit spanjoll “shfaqej totalisht i shkujdesur, duke pirë duhan dhe duke u argëtuar”, fotot e portugezit u postuan më pas në rrjetet sociale nga miqtë e çiftit, duke shpërthyer zemërimin e tifozëve të Atleticos.

E.Ç (Dosja.al)

atletico madrid joao felix

Sondazh

Poll