Sport

Kupa e Botës, Australia protesta të ashpra ndaj Katarit, vendi pritës mbrohet: "Fushatë e paprecedentë"

Australia është Kombëtarja e parë që proteston zyrtarisht kundër Katarit. Lojtarët e Australisë  postuan një video-mesazh 3-minutësh në rrjetet sociale kundër vendit pritës, duke e akuzuar atë për shkeljen e të drejtave të njeriut, punëtorëve migrantë dhe komunitetit LGBTQ +.

28 Tetor 2022, 12:04 Nga DOSJA

Kupa e Botës, Australia protesta të ashpra ndaj Katarit, vendi

AUSTRALI- Australia është Kombëtarja e parë që proteston zyrtarisht kundër Katarit. Lojtarët e Australisë  postuan një video-mesazh 3-minutësh në rrjetet sociale kundër vendit pritës, duke e akuzuar atë për shkeljen e të drejtave të njeriut, punëtorëve migrantë dhe komunitetit LGBTQ +. Kjo është protesta më e rëndësishme publike e një prej 32 vendeve të kualifikuara për Botërorin e FIFA-s, që do të nisë më 20 nëntor. Një videomesazh, i lexuar një rresht nga 16 lojtarë dhe i mbështetur nga i gjithë delegacioni verdhegjelbër, i cili shkaktoi acarim nga qeveria e Katarit.

The Guardian ka vlerësuar se deri në 6,500 punëtorë nga India, Pakistani, Nepali, Bangladeshi dhe Sri Lanka kanë vdekur në Katar. Socceroos pranojnë se janë marrë masa për të përmirësuar kushtet për punëtorët, siç është zbatimi i pagës minimale.

Katari mbrohet: "Fushatë e paprecedentë"

Deklarata e Kombëtares së Australisë flet për të drejtat e komunitetit LGBTQ +: “Të përballosh këto probleme nuk është e lehtë. Dhe ne nuk i kemi të gjitha përgjigjet. Kjo duhet të përfshijë krijimin e një qendre burimore për migrantët, një zgjidhje efektive për ata që u janë mohuar të drejtat e tyre dhe dekriminalizimin e të gjitha marrëdhënieve të të njëjtit seks. Këto janë të drejtat themelore që duhet të garantohen për të gjithë.

Qeveria e Katarit ka reaguar menjëherë. Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani e quajti protestën një "fushatë të paprecedentë kundër Katarit që asnjë vend pritës i Kupës së Botës nuk e ka pësuar ndonjëherë më parë". Sheiku theksoi gjithashtu se disa reforma tashmë janë zbatuar dhe se me rastin e turneut nuk do të ketë shtypje as për arsye ideologjike, as politike apo seksuale.

E.Ç (Dosja.al)

australia katar kupa e botes

Sondazh

Poll