Politike

Zbulohet slogani i protestës së 12 nëntorit: Protesto, t'i dalim zot, bashkë

Në slogan bëhet thirrje që qytetarët të dalin në protestë, për shkak se vendi ndodhet në rrezik. 

28 Tetor 2022, 14:14 Nga I.A
Zbulohet slogani i protestës së 12 nëntorit: Protesto, t'i
Slogani

TIRANË- Slogani i protestës së thirrur nga opozita në 12 nëntor është bërë publik. Në slogan bëhet thirrje që qytetarët të dalin në protestë, për shkak se vendi ndodhet në rrezik. 

“Shqipëria në rrezik, protesto, t’i dalim zot, bashkë”, shkruhet në sloganin e publikuar ditën e sotme.

Zbulohet slogani i protestës së 12 nëntorit: Protesto, t'i
Postimi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se aksioni opozitar do të fillojë më 12 nëntor 2022 me një protestë kombëtare. Protesta e opozitës së bashkuar vjen në kohën kur nesër bashkëpunimi me Partinë e Lirisë është konkretizuar me një marrëveshje të shkruar që përfshin edhe koalicionin në procesin e zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023. Partia e Lirisë do të marrë kandidatin për kryetar të Këshillit Bashkiak të Tiranës ndërsa PD do të ketë emrin e kandidatit për kryetar bashkie.

partia demokratike proteste 12 nentor 2022

Sondazh

Poll