Politike

Rama akuzon Prokurorinë e Tiranës: Është një zullum i madh, sistem që nuk është reformuar si duhet

Rama deklaroi se pazari i prokurorëve është rritur pasi ndikohen nga ata që ai i quan 'të mëdhenjtë'.

28 Tetor 2022, 13:37 Nga A.B
Rama akuzon Prokurorinë e Tiranës: Është një zullum i
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama akuzoi Prokurorinë e Tiranës. Nga Bulqiza, ai u shpreh se ai institucion është kthyer në një zullum të madh, pasi nuk është reformuar siç duhet. Po ashtu, ai shtoi se pazari i prokurorëve është rritur pasi ndikohen nga ata që ai i quan 'të mëdhenjtë'.

'Dhe i tregojnë njerëzve lajmet, në kohën që duhet të përgjigjen për miliona që u kanë marrë shqiptarëve se nuk kanë pagur taksat që duhet të paguanin, ne kemi bërë punën tonë i kemi cuar në prokurori e ajo si prek, si prokuroria nuk prek të gjithë të mëdhenjte, i con atje shteti, tatimet e doganat e atje rritet pazari i prokurorëve të rrethit Tiranë që të jemi të saktë, të rrethit Tiranë se SPAK është tjetër gjë. Prokuroria e Tiranës është një zullum i madh i një sistemi që nuk është reformuar si duhet.'- tha Rama. 

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll