Politike

Akuzat e Berishës/ Rama: Hiena non grata udhëtonte 4-herë më shtrenjtë se unë, merrte edhe familjen me vete

Rama shtoi se Berisha udhëtonte 4 herë më shtrenjtë se ai.

28 Tetor 2022, 13:14 Nga A.B
Akuzat e Berishës/ Rama: Hiena non grata udhëtonte 4-herë më
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur akuzave se ka udhëtuar me charter, duke shpenzuar paratë e shqiptarëve. Ai u shpreh se ndryshe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, shpenzimet personale i ka paguar me paratë e tij, e se nuk merrte dhe familjen, siç bënte ai. Rama shtoi se Berisha udhëtonte 4 herë më shtrenjtë se ai.

“Taksia që fluturon me katër rrota mund ti thonë të gjitha, por në fund janë shifrat, ka fatura të paguara. Pavarësisht se kemi këtë shërbim, unë si kryeministër i kushtoj taksapaguesve shqiptarë, që hiena non grata u qan hallin. Po të krahasojmë vit me vit, 2021 me 2010, u kushtoi 4 herë më pak kosto udhëtimi. Dmth për një udhëtim të hienës kostoja ishte 2.5 mln, për mua është 650 mijë të vjetra. Kjo është e vërteta, ndërkohë me atë taksinë time, vijnë gazetarë plot dhe nuk paguajnë asgjë, ashtu sikundër nuk jam vetëm unë, janë edhe delegacionet, duke mos marrë badigardë siç merrte hiena se kishte hall se e sulmonin se ishte i bukur shumë, duke mos ndenjur aty ku mund të kthehesh brenda ditës, kjo ëhstë ksotoja. As unë asnjë ministër nuk udhëton me bussines class, të gjithë ekonomik, për taksinë ua tregova. Ai avioni është promocion për Shqipërinë, kompanisë ata me hienën e madhe në krye edhe bashkë me gra në biznes class me lekët e shqiptarëve gjithmonë dhe plus kësaj edhe në udhëtime private me lekët e shqiptarëve dhe plus kësaj. Hienë non grata, që të merret nëpër gojë, nuk lë njeri pa marrë nëpër gojë. Nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë me djalin me shpenzime të shtetit, përveçse kur edhe ajo është e ftuar, që do të thotë shumë rrallë, në pjesën tjetër kur më shoqërojnë paguajnë nga buxheti i shtetit.'- tha Rama.

Një ditë më parë u publikuan të gjitha të dhënat që janë marrë nga sistemi TIMS ku janë shënuar hyrjet dhe daljet e kryeministrit. Në dosjen e plotë të publikuar nga hakerat iranianë, shihet se mbizotërojnë fluturimet me "CHARTER - 0000" që në total janë 274. Vetë numri një i qeverisë tha avioni që përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion i thjeshtë, ndërsa shtoi se shpenzimet i ka të deklaruara në buxhetin e qeverisë. Kryedemokrati Sali Berisha e ka konsideruar një krim, shpenzimin e mbi 19 milionë eurove në këto udhëtime.

fluturimet e rames me charter edi rama

Sondazh

Poll