Politike

Çmimi i energjisë, Rama: ERE vendos çmimin, Qeveria fashën

Rama u shpreh se ERE vendos çmimin ndërsa Qeveria ka në dorë nëse do ta aplikojë ose jo. 

28 Tetor 2022, 13:14 Nga A.B
Çmimi i energjisë, Rama: ERE vendos çmimin, Qeveria
Edi Rama

BULQIZË- Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se vendimin për rritjen e çmimit të energjisë e vendos Qeveria. Nga Bulqiza, ai u shpreh se ERE vendos sa do jetë çmimi, ndërsa Qeveria ka në dorë nëse do ta aplikojë ose jo. 

'Dalin prapë dhe thonë u rrit çmimi. Cili çmim u rrit, si u rrit? Çmimi i energjisë është në faturë. Është e vërtetë që ne kemi vendosur fashë. ERE nuk vendos fashë, fashën e vendos, kush e ka në administrim dhe në administrim e ka shteti. ERE vendos sa është çmimi. Do të vësh çmimin e liberalizuar, është kaq. Paguajnë njerëzit 9.5 lekë, çmimi është 44 lekë, aq kushton. Ne detyrohemi të dalim në import, Shqipëria nuk i ka të gjitha burimet që i duhen për nevojat e veta.'- tha Rama.

edi rama rama ne bulqize

Sondazh

Poll