Politike

Veliu prezent, Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, Salianji: Analfabet! Noka: Shpalli kriminel të vdekurin

Noka e Salianji kërkuan shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë u rrëzua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço.

28 Tetor 2022, 11:38 Nga F.M
Veliu prezent, Opozita braktis Komisionin e Sigurisë, Salianji: Analfabet!
Komisioni i Sigurisë

TIRANË- Partia Demokratike ka braktisur Komisionin e Sigurisë. Noka përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, të Klodian Rashës dhe të Lear Kurtit duke shtuar se Veliu ka manipuluar çdo ngjarje kriminale në vend. Noka e Salianji kërkuan shtyrjen e mbledhjes, por kjo kërkesë u rrëzua nga kryetari i Komisionit Nasip Naço.

Pjesë nga replikat: 

Nasip Naço: Zoti Noka ju lutem.

Ervin Salianji: Ky është analfabet, më keq se ç'ka pasur letrën e dorëheqjes. Njerëz që nuk dinë as shkrim e as këndim.

Flamur Noka: Zoti kryetar. A mundem, ju lutem se nuk ju ndërhyra. A mund të flas. Faleminderit, po, po, me qetësi olimpike do të flas. Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer dhe drejtues policie, në rolin e drejtuesit të Agjencisë Policore, një individ që nëse në këtë vend do të kishte drejtësi, zotëria duhet të ishte para drejtësisë. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit, vrasja e Klodian Rashës. I vunë armën në dorë, pa u zbardhur, pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit. Ky zotëri e shpalli kriminel të vdekurin. Standarti juaj është që të vdekurit t'i bëni kriminelë.

Ervin Salianji: Nuk ju vjen zor

Nasip Naço: Unë e di që në kohën e Enverit të vinin epitetin kriminel.

 

komisioni i sigurise 28 tetor 2022

Sondazh

Poll