Sport

UEFA dënon PSV për incidentet në Emirates, pa tifozë ndaj Bodo/Glimt në Norvegji…

Skuadra holandeze e Eindhoven do të luajë ndeshjen e radhës jashtë fushe pa tifozët e tyre, pas incidenteve në tribuna që shoqëruan humbjen kundër Arsenalit javën e kaluar, njoftoi UEFA të enjten.

27 Tetor 2022, 16:00 Nga DOSJA

UEFA dënon PSV për incidentet në Emirates, pa tifozë ndaj

ZVICER - Pas incidenteve në tribuna, që prishën takimin mes Arsenalit dhe PSV Eindhoven javën e kaluar (1-0), tifozëve të klubit holandez do të lejohen në stadium, më 3 nëntor në Norvegji, me rastin e ndeshjes së fundit të fazës së grupeve kundër Bodo/Glimt, njoftoi UEFA të enjten.

Në stadiumin ‘Emirates’ në Londër, tifozët e PSV-së hoqën ndenjëset në tribunën e vizitorëve dhe hodhën fishekzjarre në drejtim të tifozëve të Arsenalit, duke bërë që policia të ndërhynte.

PSV u gjobit gjithashtu me 40 mijë euro nga UEFA. Organi europian shtoi se PSV duhet “të kontaktojë me Arsenalin brenda 30 ditëve për zgjidhjen e dëmit të shkaktuar nga tifozët e tij, përkatësisht për vendet e dëmtuara në stadium”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll