Sport

Tri emra për sulmin e Milanit, në listë është edhe Broja. Chelsea kërkon 35 mln euro

Calciomercato.com ka cituar fjalët e CEO-s së Milanit Ivan Gazidis, i cili në mbledhjen e djeshme të aksionerëve, u ngrit ideja për të investuar më shumë, për të kapërcyer më tej hendekun me skuadrat ‘elitare’ në Europë.

27 Tetor 2022, 13:30 Nga DOSJA

Tri emra për sulmin e Milanit, në listë është edhe

ITALI- Calciomercato.com ka cituar fjalët e CEO-s së Milanit Ivan Gazidis, i cili në mbledhjen e djeshme të aksionerëve, u ngrit ideja për të investuar më shumë, për të kapërcyer më tej hendekun me skuadrat ‘elitare’ në Europë.

“Gjithmonë jemi në një proces rritjeje, kjo rritje e të ardhurave do të thotë se kemi më shumë mundësi për të zhvilluar një merkato më cilësore. Paratë janë në dispozicion për të bërë investime”, tha ai.Së pari në axhendë janë disa rinovime kyçe si ato të Rafael Leaos, Ismael Bennacer dhe Pierre Kalulu, por më pas do të kërkohet një përforcim i ri për sulmin pasi Paolo Maldini dhe Ricky Massara duan t'i japin Stefano Piolit një numër 9 për t'i besuar për të ardhmen. .

Filozofia nuk ka ndryshuar pavarësisht se klubi kaloi nga Elliott Management në RedBird Capital. Ka disa emra në listë, njëri prej të cilëve është Armando Broja i Chelseat, me të cilin Milani tashmë ka zhvilluar bisedime dhe ka mësuar çmimin e tij prej 35 milionë euro.

Një tjetër profil i ndjekur është Noah Okafor i cili shënoi kundër kuqezinjve në Red Bull Salzburg në Champions League. Kontrata e tij me klubin austriak skadon në vitin 2024 dhe ka një konkurrencë të fortë me Leeds.
Së fundi, është Jonathan David i Lille. 22-vjeçari tha se ndihet gati për një kërcim drejt një klubi të madh dhe ndërkohë që ka një numër skuadrash në Premier League që janë lidhur.

E.Ç (Dosja.al)

milan broja

Sondazh

Poll