Sport

Punonjësi i Romës takon idhullin e tij Osimhen, por pushohet nga puna…

"Erdhi një zonjë, që është si menaxhere e stjuardëve dhe i kërkoi djalit të hiqte jelekun e tij, t'ia jepte asaj dhe të largohej. Ndoshta ai i kishte anashkaluar rregullat, duke dashur të ulej me një lojtar gjatë punës." Pas kësaj situate, sulmuesi i Napolit siguroi se ato para të pages, do t'ja siguronte ai diku tjetër.

27 Tetor 2022, 13:32 Nga DOSJA

Punonjësi i Romës takon idhullin e tij Osimhen, por pushohet nga

ITALI - Një stjuard i AS Romës është pushuar nga puna, pasi bëri një selfie me sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen, pas humbjes 1-0 të dielën. Osimhen shënoi një gol mahnitës në fund të fundit për liderët e Serisë A në stadiumin "Olimpico", duke mposhtur Chris Smalling.

Skuadra e Luciano Spallettit është ende e pamposhtur, pasi ka fituar nëntë dhe barazuar dy nga 11 ndeshjet e para. Osimhen, nënshkrimi rekord prej 70 milionë eurosh i Napolit, ka qenë në formë të mirë këtë sezon me pesë gola në nëntë ndeshje në të gjitha garat. Por pas fitores, një stjuard i stadiumit përfundoi pa punë, sepse i kërkoi nigerianit një foto.

Sipas ‘Calciomercato’, Matteo Lo Cicero është një tifoz i madh i Napolit dhe gjithashtu ka idhull Osimhen, madje ka fotografi të lojtarit në telefonin e tij. Oma Akatugba, një gazetar nigerian dhe e akredituar nga UEFA, organizoi takimin me ish-sulmuesin e Lille në zonën ku zakonisht mblidhen miqtë dhe familja.

Punonjësi i Romës takon idhullin e tij Osimhen, por pushohet nga

18-vjeçari ka kaluar disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij, duke biseduar me Osimhen, i cili i lumtur ka bërë foto me të. Kjo më pas u bë çështje shqetësuese, pasi menaxheri i punonjësit të ri i kërkoi atij të bënte dorëzimet. Osimhen u përpoq të negocionte me gruan, e pyeti të riun se sa paguhej dhe tha se do të kishte dikë që ta kontaktonte. Por për Matteon, takimi me heroin e tij ishte shumë më i rëndësishëm se çdo punë.

“Victor erdhi, e prezantova me idhullin e tij dhe Victor i kërkoi që të ulej me të dhe të bisedonte”,- shkroi Akatugba në Twitter. "Djaloshi po dridhej, pasi nuk mund ta besonte atë që po ndodhte. Ai tha se ëndrra e tij ishte realizuar se nuk e dinte se do të kishte ndonjëherë mundësinë të ulej me sulmuesin.

“Dhe më pas, erdhi një zonjë që është si menaxhere e stjuardëve dhe i kërkoi djalit të hiqte jelekun e tij, t'ia jepte asaj dhe të largohej. Ndoshta ai i kishte anashkaluar rregullat, duke u dashur të ulej me një lojtar gjatë punës. Për habinë time, Viktori ndërhyri dhe i tha zonjës.

“Se ai e kishte thirrur djalin dhe ajo nuk duhet ta largonte atë nga detyra. Për shkak të problemeve gjuhësore, ne nuk mundëm ta rregullonim dhe Viktori e pyeti djalin se sa e paguanin, ai e përmendi shifrën dhe Viktori i tha atij se dikush do të kontaktonte së shpejti. Djaloshi tha, se takimi me Viktorin ishte i mjaftueshëm për të, se nuk i interesonte nëse do ta shkarkonin. Ai ishte i gëzuar, pavarësisht se humbi atë, që për të dukej si një punë me kohë të pjesshme.”

Punonjësi i Romës takon idhullin e tij Osimhen, por pushohet nga

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll