Sport

Porto, kualifikimi në Champions vjen gjatë fluturimit, rezultati i Atl.Madrid bën që në avion të shpërthejë festa (video)

Porto fiton ndaj Club Brugge, por kualifikimi për në 1/8 e Champions League erdhi gjatë fluturimit të kthimit në Portugali.

27 Tetor 2022, 13:43 Nga DOSJA

Porto, kualifikimi në Champions vjen gjatë fluturimit, rezultati i

PORTUGALI- Porto fiton ndaj Club Brugge, por kualifikimi për në 1/8 e Champions League erdhi gjatë fluturimit të kthimit në Portugali. Skuadra e Sergio Conceição, në Belgjikë fitoi 4-0. Megjithatë, pavarësisht fitores, skuadra nuk u kualifikua automatikisht në fazën tjetër. Portos iu desh të priste ndeshjen mes Atletico Madrid dhe Bayer Leverkusen.

Në Wanda Metropolitano, u zhvillua një sfidë me emocione. Takimi ishte në 2-2 dhe deri në këtë moment Porto ishte kualifikuar, por në fund të ndeshjes në Madrid, gjithçka ndodh. Arbitri akordon penallti për ekipin madrilen dhe Carrasco nuk tregohet i saktë.

Ekipi portugez po shikonte takimin gjatë fluturimit të kthimit nga Belgjika në Portugali. Në aeroplan, pas penalltisë së gabuar, shpërthen festa.

E.Ç (Dosja.al)

porto champions league festa ne avion kualifikimi

Sondazh

Poll