Sport

VIDEO/ Po raportonte sigurinë për finalen e Libertadores, gazetaren tentojnë ta grabisin: "Hej mik, jemi live"

Profesioni i gazetarit mund të jetë, në disa rrethana, i rrezikshëm.

27 Tetor 2022, 15:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Po raportonte sigurinë për finalen e Libertadores, gazetaren

EKUADOR- Profesioni i gazetarit mund të jetë, në disa rrethana, i rrezikshëm. Këtë e dëshmon gazetarja e televizionit ekuadorian “TeleAmazonas”, Vanesa Robles, e sulmuar nga dy persona që tentuan ta grabisnin teksa ajo ishte në lidhje direkte nga ‘Monumental Isidro Romero Carbo’, stadiumi ekuadorian në Guayaquil që do të presë finalen e Copa Libertadores mes Flamengos dhe Athletico Paranaense.

Teksa gazetarja po fliste për masat e sigurisë, dy persona iu afruan gazetares në mënyrë kërcënuese dhe tentuan ta grabisin. Në videon e cila shumë shpejt u bë virale në rrjetet sociale, reporterja nuk e humb qetësina e saj dhe ‘paralajmëron’ dy ngatërrestarët: “Mik, jemi direkt. Do të më grabitësh ndërsa jemi live?”. Duke e kuptuar këtë, kriminelët u larguan.

Kur dy hajdutët u arratisën, Vanesa Robles pa një polic dhe i shpjegoi se çfarë ndodhi. Drejtori i televizonit ekuadorian, nga ana tjetër, ka shkuar menjëherë në stadiumin ku ka ndodhur gjithçka për të konstatuar gjendjen e gazetares. Vetë Robles më pas rrëfeu se banorët e zonës e kishin paralajmëruar të ishte e kujdesshme.

E.Ç (Dosja.al)

vanesa robles gazetarja ekuador

Sondazh

Poll