Sport

Rekord i zi, Spanja shkruan faqet e errëta në këtë shekull! Champions i buzëqesh Italisë, Portugalia është surpriza e madhe

Mesjava në Champions League bën që Italia të buzëqeshë. Me përjashtim të humbjes së Juventusit, Milan, Inter dhe Napoli kanë fituar dhe bindur.

27 Tetor 2022, 15:31 Nga DOSJA

Rekord i zi, Spanja shkruan faqet e errëta në këtë shekull!

EUROPË-Mesjava në Champions League bën që Italia të buzëqeshë. Me përjashtim të humbjes së Juventusit, Milan, Inter dhe Napoli kanë fituar dhe bindur. Dy ekipet e fundit kanë siguruar kalimin për në turin tjetër, ndërsa ekipi drejtuar nga Pioli do të duhet të marrë një pikë në ndeshjen e fundit në shtëpi me Salzburg. Synimi më se real është futja e tre skuadrave në raundin tjetër të kompeticionit më të mirë europian.

Lajm shumë i mirë për renditjen e UEFA-s.Nga ana tjetër, Spanja po qan, pasi ka dominuar dekadën e fundit së bashku me Anglinë, Barcelona, Atletico Madrid dhe Sevilla dalin nga grupet, me vetëm Real Madrid që shkon në raundin tjetër.

Premier League vazhdon të bëjë mirë dhe shpreson për një poker me Tottenham të Antonio Conte në Champions. Spurs duhet të barazojnë ndeshjen e fundit me Marsejën për të kaluar në 1/8. Në raundin e dytë tashmë janë Manchester City, Chelsea dhe Liverpool. Surprizë e madhe për Portugalinë që tashmë ka vendosur Benfikën dhe Porton në 1/8 dhe tani shpreson te Sportingu i Lisbonës.

E.Ç (Dosja.al)

champions league italia

Sondazh

Poll