Sport

Studimi i fundit! Katar 2022, parashikimi i bujshëm për finalen dhe skuadrën fituese të Botërorit

Mungojnë edhe pak ditë nga nisja e Kupës së Botës që do të luhet në Katar. Aktiviteti më i rëndësishëm futbollistik do të nisë më 20 nëntor 2022, me ndeshjen hapëse që do të luhet mes Katarit dhe Ekuadorit

27 Tetor 2022, 15:22 Nga DOSJA

Studimi i fundit! Katar 2022, parashikimi i bujshëm për finalen dhe

KATAR- Mungojnë edhe pak ditë nga nisja e Kupës së Botës që do të luhet në Katar. Aktiviteti më i rëndësishëm futbollistik do të nisë më 20 nëntor 2022, me ndeshjen hapëse që do të luhet mes Katarit dhe Ekuadorit, duke përfunduar me finalen e shumëpritur më 18 dhjetor në stadiumin ikonik Lusail. Kampionët në fuqi të Francës janë ndër kandidatët për të fituar trofeun së bashku me Brazilin, Gjermaninë, Anglinë, Argjentinën dhe Portugalinë e Ronaldos.

Një studim i kryer nga BCA Research bëri një parashikim se cilat ekipe mund të luajnë me njëra-tjetrën në aktin final të turneut. Rezultati është i bujshëm: Portugalia kundër Argjentinës, Ronaldo kundër Messit. Dy yjet që në dekadat e fundit kanë monopolizuar skenën e futbollit botëror, ndaj mund të përballen me njëri-tjetrin në atë që do të ishte një nga ndeshjet më epike në historinë e sportit.

Sipas studimit, argjentinasi aktualisht do të triumfonte në finale, ndaj portugezit që te Manchester United nuk po përjeton momentin më të mirë të karrierës së tij. Për më tepër, ka shumë gjasa që ndeshja të përfundojë me penallti. Studimi u bazua në statistikat e dy lojtarëve në jetën reale dhe në videolojën e FIFA-s, si dhe duke marrë parasysh të gjitha ndeshjet e pesë Botërorve të fundit.

E.Ç (Dosja.al)

kupa e botes katar 2022 argjentina portugalia

Sondazh

Poll