Sport

Lotito harron 'sherrin' me Taren, kontratë 3-vjeçare për drejtuesin shqiptar

Asnjë ndryshim në rolin drejtues te Lazio. Lotito fillon sërish dhe vazhdon me Taren.

27 Tetor 2022, 13:16 Nga DOSJA

Lotito harron 'sherrin' me Taren, kontratë 3-vjeçare

ITALI- Asnjë ndryshim në rolin drejtues te Lazio. Lotito fillon sërish dhe vazhdon me Taren. Kontratë 3-vjeçare për shqiptarin dhe firma është shumë afër. Kontrata e drejtorit sportiv përfundon më 30 qershor të vitit 2023 dhe negociatat kanë nisur.

Detajet ekonomike të marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura. Nuk duhet të jetë e vështirë arritja e një marrëveshjeje, për të cilën dolën dyshime gjatë verës dhe sesionit të fundit të merkatos. Lotito synon të mbajë shqiptarin, i cili u promovua nga futbollist në rolin e drejtorit në verën e vitit 2008 pas dorëheqjes së ëalter Sabatinit, i cili në atë kohë u transferua te Palermo.

E.Ç (Dosja.al)

igli tare lazio lotito

Sondazh

Poll