Sport

Iniesta dhe depresioni, drama e ish-mesfushorit të Barcelonës: "Përqafoja gruan time dhe nuk ndjeja asgjë"

Iniesta ka rrëfyer periudhën më të keqe të jetës së tij në një episod të podcast-it "The Wild Project". Ish-mesfushori i Barcelonës, prej katër vitesh te Vissel Kobe ka vuajtur nga depresioni

27 Tetor 2022, 15:56 Nga DOSJA

Iniesta dhe depresioni, drama e ish-mesfushorit të Barcelonës:

SPANJË- Iniesta ka rrëfyer periudhën më të keqe të jetës së tij në një episod të podcast-it "The Wild Project". Ish-mesfushori i Barcelonës, prej katër vitesh te Vissel Kobe ka vuajtur nga depresioni: "Koha më e mirë e ditës ishte kur merrja pilulat dhe shkoja në shtrat. Kisha humbur vullnetin për të jetuar. Përqafoja gruan time, por ishte si të përqafoja një jastëk: Nuk ndjeja asgjë”, zbuloi legjenda spanjolle.

Mesfushori vuajti nga depresioni pas vitit 2009. Një vit pas fitimit të Champions League. Arsyet që e bënë të fundoset ishin kryesisht dy: dëmtimet e vazhdueshme dhe vdekja e shokut të tij Dani Jarque (mbrojtës i Espanyolit): “Ishte sikur të isha goditur nga një grusht shumë i fortë që më rrëzoi, u ndjeva i fundosur”.

Më pas Iniesta përsëriti se vazhdon të bëjë seancat e terapisë edhe sot, pavarësisht se kanë kaluar dhjetë vjet nga ai moment i keq në jetën e tij: “Ka një dekadë që kur hyra në tunelin e depresionit, por vazhdoj të shkoj në terapi sepse duhet të kontrollohem. Unë jam i lumtur kur profesionistët flasin për sëmundje mendore dhe depresion. Me kalimin e kohës, jeta të mëson se ato mund të prekin këdo."Tani te Vissel Kobe ai po përjeton momentet e tij të fundit në futboll. Iniesta ka zhvilluar 22 paraqitje në sezon dhe shënoi 3 gola.

E.Ç (Dosja.al)

iniesta barcelona

Sondazh

Poll