Sport

Presidenti Zhang, i sigurt se do ta mbajë Milan Skriniar, PSG-ja 'sytë' te sllovaku…

Presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, pas kualifikimit të klubit italian në fazën eliminatore të Champions League, ka folur edhe për situatën e mbrojtësit të tij sllovak, ende i ndjekur nga PSG.

27 Tetor 2022, 13:00 Nga DOSJA
Presidenti Zhang, i sigurt se do ta mbajë Milan Skriniar, PSG-ja
Milan Skriniar, mbrojtësi sllovak dhe kapiten i Interit

ITALI - Pasi Interi u kualifikua në fazën eliminatore të Champions League, presidenti i klubit italian, Steven Zhang, ka folur edhe për situatën e mbrojtësit të tij sllovak, Milan Skriniar, në fund të kontratës së tij në qershor 2023, gjë që ka zgjuar interesin e PSG.  “Skriniar është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai e di se sa shumë dua që ai të qëndrojë, jam i sigurt se ne mund ta mbajmë atë”,- tha presidenti kinez i zikaltërve në komentet e raportuara nga ‘Corriere dello Sport’.

Më 3 tetor, pak para se parizienët të transferoheshin për në Lisbonë për sifdën ndaj Benficës në Champions League (1-1), ‘L'Équipe’ zbuloi këmbënguljen e PSG-së për këtë çështje. Luis Campos, këshilltari sportiv, nuk hoqi dorë nga synimi për rekrutimin e mbrojtësit, për të cilin kryeqytetasit kishin ofruar deri në 50 milionë euro (+10 bonus) në ditën e fundit të afatit kalimtar të fundit, 1 shtator, kur presidenti i Interit donte 80.

Një ofertë midis 25 dhe 30 milionë € (përfshirë bonusin), madje do të ishte në shqyrtim për të tërhequr kapitenin milanez në janar, kur ai ende nuk ka arritur një marrëveshje me klubin e tij për një zgjatje të kontratës me Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll