Politike

Rastet e dhunës dhe problemet me qytetarët, qeveria rikthen kamerat e trupit për policët

Kamerat e trupit u vendosën për çdo punonjës policie në kohën kur ishte ministër Saimir Tahiri.

27 Tetor 2022, 12:18 Nga f.g
Rastet e dhunës dhe problemet me qytetarët, qeveria rikthen kamerat e
Foto ilustrim

TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi njoftoi sot se buxheti i shtetit ka parashikuar vendosjen e një fondi prej 60 milionë lekë në vit për kamerat e trupit për të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Në prezantimin e projektbuxhetit për vitin 2023, ministri tha se vlera është e përballueshme. 

“Kamerat e trupit e kanë sistemin e ngritur dhe fondi nuk është shumë i madh, por tërësisht i përballueshëm brenda buxhetit të vitit 2023. Është në nivelin e 60 milionë lekëve në vit, një shumë që mund të përballohet nga buxheti i shtetit”, tha ai.

Kamerat e trupit u vendosën për çdo punonjës policie në kohën kur ishte ministër Saimir Tahiri. Kamerat më pas u bënë jofunksionale dhe nuk pati më asnjë tentativë për vënien e tyre në punë. Paralelisht me mosfunksionimin e tyre raportet e agjencive të zbatimit të ligjit treguan një numër në rritje të rasteve të dhunës policore ndaj qytetarëve ku vetëm për vitin 2021, pati 1600 denoncime për abuzim me detyrën./Dosja.al

kamerat e trupit bledi çuçi siguria

Sondazh

Poll