ZYRTARE/ Këlliçi futet në Primaret e PD-së për Bashkinë e Tiranës: Do ta mundim me votë 'modelin' Veliaj
Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën, si mjeku Ilir Alimehmeti, aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gert Bogdani dhe Agron Shehaj.
TIRANË- Belind Këlliçi është personi i parë që ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën për tu futur në garën e primareve që po zhvillohen nga Opozita. Këlliçi do të garojë në Primaret për Tiranën dhe do të ketë përballë të tjerë emra që pritet të ndjekin të njëjtat hapa si deputeti i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, deputeti ka deklaruar se vendimi për t'u futur në primare nuk ishte i menjëhershëm mirëpo pas disa konsultimesh, mori vendimin që të garuar. Ndër të tjera, ai thekson se Tirana është shfrytëzuar prej vitesh nga Erion Veliaj, shembull ky që nuk do jetë kur ai të vijë në krye të Tiranës.
Ai theksoi se futet në këtë garë për tu rikthyer qytetarëve qytetin e tyre i cili tashmë është i vjedhur.
Deri më tani janë lakuar edhe emra të tjerë për Tiranën, si mjeku Ilir Alimehmeti, aktori Julian Deda që është njëkohësisht anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Gert Bogdani dhe Agron Shehaj. Orët në vijim do të na tregojnë nëse emrat e lartpërmendur do të bëhen gjithashtu kandidatë zyrtarë në primaret e Tiranës.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë shkojnë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Marrëveshja e kthyer në një "kontratë" bashkëpunimi elektoral mes dy partive u firmos nga dy kryetarët Sali Berisha dhe Ilir Meta.
Sondazh
Zbulohet emri! Meta propozoi tek Berisha veten për kryetar të Këshillit Bashkiak: Superpolitikan
Ilir Meta dhe Sali Berisha TIRANE- Superpolitikani për të cilin foli dje kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta se do të jet...
Sinaj kundër qeverisë për rritjes së akcizës së birrës vendase: Është i vetmi që lëshon pullë fiskale
Vullnet Sinaj TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka kërkuar që të mos rritet akciza tek birra vendase. I pranish&...
EKONOMIA/ Tatimi mbi fitimin, Braçe: Dua dokumentet, ligjin e BE-së dhe analizat ku jeni bazuar
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi t'i vihej në dispozicion dy dokumente në të...
EKONOMIA/ Braçe-Opozitës: Dje kishit të drejtë, por ikët, s'i dëgjuart kërkesat e mia
Erion Braçe TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u ka dhënë të drejtë deputetëve të Opoz...
Rritje pagash për Gardën, AMP dhe Zjarrfikësit, Çuçi te "Siguria": 278 mln lekë për mbrojtjen kibernetike
Bledi Çuçi TIRANE- Ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi në raportimin që bëri sot përp...
DEBATE/ Agalliu: Ishim si nxënës shkolle dje, dëgjonim ministren. Spaho: Të mos bëjmë punë përciptas
Blerina Gjylameti TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti është përplasur me deputetët e Parti&eu...
'Siguria'/ Xhaferraj: Pse u shkarkua Gledis Nano? Çuçi: S'ka përplasje me SHBA, e respektojnë për punën te Antiterrori jo te Policia
Rritje pagash për Gardën, AMP dhe Zjarrfikësit, Çuçi te "Siguria": 278 mln lekë për mbrojtjen kiberneti...
Tabaku 'shpërthen' në Komision: S'na bëni dot për budallenj, as kur ishte Gramoz Ruçi në Kuvend s'ka ndodhur kjo gjë
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaërkuar llogari për Paketën Fiskale 2023. Ajo tha se deput...
Mbi dy orë në SPAK, Monika Kryemadhi: Dorëzova fakte të reja për një çështje
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u thirr ditën e sotme nga Prokuroria e...
“Xhaçka do të humbasë mandatin”/ Berisha: Blinken sot ka pasur në tavolinë dosje dhe afera korruptive
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se ministrja e Punëve të Jashtme, Olta ...
