Politike

DEBATE/ Agalliu: Ishim si nxënës shkolle dje, dëgjonim ministren. Spaho: Të mos bëjmë punë përciptas

Të njëjtën gjë tha edhe Edmond Spaho. 

27 Tetor 2022, 10:32 Nga F.M
DEBATE/ Agalliu: Ishim si nxënës shkolle dje, dëgjonim ministren.
Blerina Gjylameti

TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Blerina Gjylameti është përplasur me deputetët e Partië Demokratike në Kuvend. Teksa drejtonte mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, Gjylametit iu drejtua deputeti i PD-së Arbi Agalliu, i cili tha se një ditë më parë kanë dëgjuar si nxënës shkolle raportimin e ministres Delina Ibrahimaj. Të njëjtën gjë tha edhe Edmond Spaho. 

Pjesë nga replikat: 

Blerina Gjylameti: Të gjithë ata njerëz që presin të hyjnë në fuqi ligjet dhe më pas të shohim se si ka shkuar situata, ta kursejmë këtë retorikë. Jam e bindur që nuk ka nevojë asnjë nga kolegët e këtij Komisioni që të na japë leksione për ligjet. Përsa kohë nuk kemi diskutime për kalendarim, të vijojmë me prezantimin e paketës fiskale. Vëmë në dukje për projektligjet që ju flisni, për tatimet mbi të ardhurat apo lojërat e fatit nuk janë përfshirë sepse politikat shtetërore ekonomike sociale mjedisore janë atribute të këshillit të ministrave. Kjo është shumë e qartë. Është detyrë ekskluzive e Këshillit të Ministrave të hartojë gjithçka në lidhje me ligjet, Kuvendi nuk i imponohet dot për një iniciativë ligjore. Qeveria ka diskrecion të plotë mbi këtë çështje. Ministrja do të marrë fjalën dhe do të na shpjegojë se kur do të jemi në Kuvend  për të diskutuar për ligjet përkatëse. Në rregullore parashikohet dhe e drejta e nismëtarit që të tërheqë të drejtën në momentin që nuk është votuar në parim. Bazuar në këtë përcaktim, ligjërisht nuk ka nevojë për analizë të thelluar. Për tatimet mbi të ardhurat, sqarojmë se në nenin 78, shqyrtimi i projekligjit të buxhetit të shtetit, futet menjëherë në Kuvend. Ka marrë mbi dy vite kohë për tu përgatitur në Kuvend. Ministre fjalën për tre ligjet që nuk janë pjesë

(Flitet në Komision)

Jorida Tabaku: Jemi ende tek procedura, ju lutem

Blerina Gjylameti: Nuk ju shkon ky rol, por prit ju lutem, nuk ka ndërmend të fillojë preznatimi

Opozita: Kemi të drejtën për procedurë

Arbi Agalliu: Zonja drejtuese dhe dje në fund të mbledhjes mu hoq fjala, kam diçka për procedurë për sqarim. Dje qëndrova për respekt. Tani të lutem, unë kam një pyetje, dje pavarësisht se ishte nul për respket të kolegëve të punës së kolegëve kam qëndruar. Jemi mbledhur sot, edhe njëherë, ne jemi.....S'po bëj politikë. Ne jemi mbledhur sot për të diskutuar projektbuxhetin. Dje rreth një orë ka lexuar gjithë materialein, ne qëndruam këtu dhe si nxënës shkolle, e dëgjuam. Do të ishte e udhës që gjithë materiali të na vihej në dispozicion, të kemi kohë për të diskutuar. Të mblidhemi këtu dhe të dëgjojmë të lexohet diçka që ne nuk e kemi. Dje u lexua materiali, ku kemi kohë të dëgjojmë të lexohet materiali, mendoj të flasim për pjesën që mendojmë ndryshe, jo të rrimë 20 veta të dëgjojmë ministren të lexojë. Të vijnë të gjitha materiale, të marrim kohën tonë dhe ta kthejmë në diskutim. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me kolegët

Blerina Gjylameti: Ky diskutim nuk është procedurë, ku qëndron procedura

Arbi Agalliu: Për çfarë jemi ne sot, të dëgjojmë leximin?

Blerina Gjylameti: Për mua është e pavend ndërhyrja, nëse një drejtues i një institucioni vjen këtu prezanton apo lexon, është në dorën e tij ta vendosë se si e prezanton punën. Është në dorën e drejtuesit të vendosë se si e bën. E ka zoti Spaho për procedurë.

Arbi Agalliu: Nuk rrimë dot të lexojmë këtu

Edmond Spaho: Nuk kam asnjë qëllim t'ju vështirësoj punën për paketën fiskale sepse këto do të miratohen, por ne nuk na kushton asgjë që të jemi korrektë me procedurën. Dje u bë në kundërshtim me rregulloren, filloi shqyrtimi i buxhetit pa pasur paketën fiskale. U bë në kundërshtim me kalendarin e Komisionit të Ekonomisë. Tradita 30-vjeçare e Kuvendit është që të shqyrtohen bashkë. nëse gjeni rast që buxheti të ketë filluar më parë, unë tërhiqem. Edhe dje u thashë që deputetët vihen në vështirësi, të mos bëjmë punë përciptas, nuk ka kuptim kjo. 

blerina gjylameti komisioni i ekonomise 27 tetor 2022

Sondazh

Poll