Politike

Sinaj kundër qeverisë për rritjes së akcizës së birrës vendase: Është i vetmi që lëshon pullë fiskale

Ai shtoi më tej se birra është i vetmi biznes që vendos pullë fiskale dhe ekciza e rëndon më tej. 

27 Tetor 2022, 11:44 Nga F.M
Sinaj kundër qeverisë për rritjes së akcizës së
Vullnet Sinaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Vullnet Sinaj ka kërkuar që të mos rritet akciza tek birra vendase. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Sinaj tha se të gjitha vendet kanë akcizë të diferencuar dhe nuk aplikpojnë të njëjtën normë. Ai shtoi më tej se birra është i vetmi biznes që vendos pullë fiskale dhe ekciza e rëndon më tej. 

"Keni parashikuar që akciza e birrës do të rritet për 5 vjet, keni parashikuar që në 2027 ajo të shkojë në shifrat 710 leke për hektolitër. Në relacionin e sotëm unë nuk shikoj asnjë gjë të tille të parashikuar sesi do të përshkallëzohet rritja e akcizës së birrës. Çfarë ka menduar MF për këtë shkallëzim të rritjes së akcizës së birrës për prodhues vendas dhe ata me nën 200 mijë hektolitra në vit. Sipas këtij propozimi parashikohet te mos aplikohet një shkallë e nivelit të akcizës, sipas direktivës 92-94 vendet anëtare u lejohet te aplikojnë një normë. Vetë direktiva parashikon që të kemi një akcizë të diferencuar të prodhuesve të birrës. Kam informacion vendet e komunitetit, kane akcizë të diferencuar me birrën e importit. Si do ta marrim direktivën e Europës ashtu siç e thoni ju apo ashtu siç thonë bizneset e birrës të cilët thonë që kjo direktive bën diferencimin. Nuk e di nëse keni bërë ndonjë analizë çfarë do ndodhë me biznesin vendas të prodhimit të birrës, i vetmi biznes që vendos pullë fiskale mbi birrën, veç akcizës, nuk e kuptoj si ka mundësi që tatimet të ngrejë probleme se ka të fshehur të ardhura nga birra, kur është me pullë fiskale dhe s’ka shanse të shitet jashtë prodhimit, dua një informacion më të zgjedhur. Patjetër që më duhet të shoh llogarinë që keni bërë. Të dyja dokumentet i dua,"- tha Sinaj. 

vullnet sinaj komisioni i ekonomise 27 tetor 2022

Sondazh

Poll