Politike

EKONOMIA/ Braçe-Opozitës: Dje kishit të drejtë, por ikët, s'i dëgjuart kërkesat e mia

Braçe tha se duhet të pajiset me çdo dokument të nevojshëm për të parë se ku është bazuar qveeria për të arritur në këto përfundime.

27 Tetor 2022, 11:00 Nga F.M
EKONOMIA/ Braçe-Opozitës: Dje kishit të drejtë, por
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe u ka dhënë të drejtë deputetëve të Opozitës që u revoltuan një ditë më parë në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë. I pranishëm në Kuvend, Braçe tha se duhet të pajiset me çdo dokument të nevojshëm për të parë se ku është bazuar qveeria për të arritur në këto përfundime. 

"Procedura ka nisur me kalendarin e shqyrtimit të paketës fiskale, kjo mungonte dje, pavarësisht se secili prej nesh e ka marrë dokumentin. Ky kalendari është shpërndarë dhe duhej të miratohej dje. Dje nuk ndodhi, po ndodh sot. Ligji i fundit për tatimet dhe taksat për ndikimet në buxhet është depozituar, plotësohet i gjithë korpusi i ligjeve, pra ka ardhur. Nëse doni të dini se si është operuar, kështu është operuar gjihtmonë, është prezantuar buxheti e të gjithë, për çdo korpus të buxhetit. Të gjitha me radhë. Tani, sa kohë që korpusi i ligjeve u plotësua deri para pak, a ka mundësi të vazhdojmë me prezantimin dhe t'i japim kohë vetes për të hyrë në diskutime në lidhje me këtë gjë, kemi detyrime politke, edhe ju edhe ne. Ju në qëndrimin tuaj, ne në tonin, të merremi me këtë gjë, të mos humbim kohë me procedurat, të miratojmë kalendarin, të shpërndahet dhe ligjin për tatimet dhe nga nesër në vijim të vazhdojmë me detyrimet e tjera. Kishit të drejtë dje, por sot nuk keni. A ka mundësi të vazhdojmë më prezantimin e ligjeve fiskale. Zonja do të bëjë prezantimin e vet, kështi ka ndodhur gjithmonë. Ju ikët dje, unë paraqita një dosje me kërkesa. Tani të dëgjojmë propozimin tjetër, është gjëja më normale në botë, të miratojmë kalendarin,"- tha Braçe ndër të tjera. 

erion brace komisioni i ekonomise 27 tetor 2022

Sondazh

Poll