'Siguria'/ Xhaferraj: Pse u shkarkua Gledis Nano? Çuçi: S'ka përplasje me SHBA, e respektojnë për punën te Antiterrori jo te Policia
Përgjigjen e dha vetë Ministri Bledi Çuçi që sqaroi pse u shkarkua Gledis Nano.
TIRANE- Ka nisur me debate mbledhja e sotme e Komisionit për Sigurinë Kombëtare. Në mbledhjen e sotme është duke u diskutuar projektbuxheti për vitin 2023 dhe po relaton ministri i Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Mbledhja ka nisur me replika mes deputetëve të opozitës dhe atyre të maxhorancës ku deputeti Ferdinand Xhaferraj kërkoi informacion për shkarkimin e Gledis Nanos nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm. Por deputeti socialist, Xhemal Qefalia tha se mbledhja e sotme nuk ka lidhje me Nanon por me buxhetin e vitit të ardhshëm. Përgjigjen e dha vetë Ministri Bledi Çuçi që sqaroi pse u shkarkua Gledis Nano.
PJESË NGA DEBATI:
Ferdinand Xhaferraj: Mos më ndërprisni herë tjetër. Këtu përfaqësoj opozitën. Ngre më shumë shqetësim edhe për ju kolegë të mazhorancës që nga 13 shtatori i muajit të kaluar ne kemi kërkuar prezencë urgjente në Komision të ministrit të Brendshëm lidhur situatën e rendit me shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë zotin Gledis Nano. Po atë ditë që është shkakruar aleati jonë strategjik SHBA dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim qartësonte se ishte partner i rëndësishëm i SHBA.
Xhemal Qefalia: Sot jemi për të diskutuar për buxhetin. Të vazhdojmë me rendin e ditës se i shërben dhe kohës në dispozicion.
Bledi Çuçi: Pa dashur t’ju marr kohë nga rendi i ditës, vetëm 2 sqarime shumë të thjeshta për këtë çështje. Shkarkimi dhe emërimi i drejtorit të Përgjithshëm është administrative dhe çdo procedurë është bërë sipas ligjit. E dyta, lidhet me partneritetin tonë, me SHBA. Ju garantoj dhe jam i bindur që edhe ju e dini po kaq mirë se s’ka asnjë përplasje me partnerin tonë strategjik. Ata kanë bërë falënderim për ish drejtorin dhe i kushtohet pjesës kur ka qenë drejtor i Antiterrorit dhe ka pasur lidhje më të ngushtë në atë pozicion. Nuk ka asnjë përplasje, madje asnjë korrespondencë lidhur me këtë gjë, kështu që nuk ka asgjë okulte sepse çdo shkak duhet të ketë dhe pasojën nëse duhet të ketë një situatë okulte që mbështjell këto lëvizje. Është çështje pa rëndësi për opinionin publik. Kam ardhur për sulmin kibernetik. Po pres raportin e FBI dhe Microsoft dhe doja të vija me raport profesionistësh e të mos flisnim me çfarë kemi parë deri tani.
Ervin Salianji: Ne kërkuam për procedurë sepse nuk e përcakton as ministër dhe as ju se kush është interesi publik. Gjendja e kriminaliteti e shqetëson thellësisht publikun, ne nuk kemi thënë pse ikën një drejtues dhe vjen një drejtues tjetër. Tani si qenka konsensualiteti. Shqetësimin nuk na e përcaktoni dot ju dhe për këtë nuk duhet të vazhdonte debati. Kemi shqetësim për atë që kemi kërkuar me shkresë. Jemi këtu për të kërkuar llogari për çështje të tjera që ka qeveria dhe ministri të vijë dhe të flasë.
Bledi Çuçi: Sot fillojmë diskutimin për buxhetin e vitit 2023 për Ministrinë e Brendshme dhe dua të them se jemi në një situatë jo normale e shkaktuar nga lufta e Putinit në Ukrainë që ka sjellë destabilizim pa përjashtim të ekonomive europiane, me inflacion jo vetëm në Europë dhe për pasojë edhe Shqipëria nuk mund të mbetet e paprekur nga efektet e kësaj lufte. Një vëmendje në këtë buxhet edhe për sektorë që mbulon MB, ka qenë edhe kjo që lidhet me inflacionin e luftës./Dosja.al
Sondazh
Tabaku 'shpërthen' në Komision: S'na bëni dot për budallenj, as kur ishte Gramoz Ruçi në Kuvend s'ka ndodhur kjo gjë
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaërkuar llogari për Paketën Fiskale 2023. Ajo tha se deput...
Mbi dy orë në SPAK, Monika Kryemadhi: Dorëzova fakte të reja për një çështje
Monika Kryemadhi TIRANË- Ish-kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi u thirr ditën e sotme nga Prokuroria e...
“Xhaçka do të humbasë mandatin”/ Berisha: Blinken sot ka pasur në tavolinë dosje dhe afera korruptive
Sali Berisha TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi këtë të mërkurë se ministrja e Punëve të Jashtme, Olta ...
Klevis Balliu: "Rregulli i Kanunit" që po përdoret për paqe me Alibeajn
Klevis Balliu TIRANË- Shefi i organizimit në PD Klevis Balliu ka thënë se bisedimet me deputetët e PD që nuk mbësht...
Me Berishën, por edhe kundër/ Mziu: Jam kundër Primareve, thellojnë përçarjen
Xhelal Mziu TIRANË- Edhe pse është afruar me grupin e kryedemokratit Sali Berisha, deputeti demokrat Xhelal Mziu deklaron se është...
Xhelal Mziu kërkon sërish Bashkinë e Kamzës: Unë e mund edhe Edi Ramën!
Xhelal Mziu TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu u shpreh se është i penduar që nuk janë futur në zgjedh...
‘Gjykata vendosi në favor të Ramës’/ Shehaj: Policia fitoi pa paraqitur asnjë provë, do e çoj çështjen në Strasburg
Edi Rama dhe Agron Shehaj TIRANË- Gjykata Administrative ka vendosur në favor të Policisë së Shtetit e cila pak ditë më ...
“Burokrat i korruptuar”/ Ambasadori britanik u përgjigjet akuzave të Berishës: S'kam ndërmend të bëj komente konkrete
Alastair King-Smith dhe Sali Berisha BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik Alastair King-Smith ka folur për akuzat ndaj tij të kruet të PD-s&...
Departamentet në PD, Bylykbashi: Zgjidhen tre prej drejtuesve të tyre
Foto nga mbledhja TIRANË- Organizimi i brendshëm në Partinë Demokratike po vijon. Sot janë zgjedhur 3 drejtuesi departamentes...
"Do nisin konsultat me ‘mjeshtrit’"/ "Kupa e botës" apo protesta? Berisha e lë mundësinë e hapur: Gjithçka do diskutohet...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për sezonin e protestave që do të nisë opozita, takimi...
