Politike

Tabaku 'shpërthen' në Komision: S'na bëni dot për budallenj, as kur ishte Gramoz Ruçi në Kuvend s'ka ndodhur kjo gjë

Ajo tha se deputetët nuk janë pajisur me dokumentin e nevojshëm në lidhje me këtë paketë dhe nuk mund të diskutojnë pa pasur ligjet përpara.

27 Tetor 2022, 10:23 Nga F.M
Tabaku 'shpërthen' në Komision: S'na bëni dot
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka kaërkuar llogari për Paketën Fiskale 2023. Ajo tha se deputetët nuk janë pajisur me dokumentin e nevojshëm në lidhje me këtë paketë dhe nuk mund të diskutojnë pa pasur ligjet përpara.

"Ndërprerja që u bë në Komisionin e Ekonomisë është e paligjshme, duhet për caktuar e veçantë e miratimit të projektligjit. Në nenin 81 thuhet se menjëherë Komisioni i Ekonomisë për Fiancat fillon shqyrtimin. A ka mundësi të lexojmë ligjet që prezantojmë në Komision? Nuk ka ndodhur asnjëherë në momentin që Ministrja prezanton ligjet të zhvillohet mbledhja që miraton këto projekligje. Asnjëherë nuk ka ndodhur. Do kisha dashur që argumentet tona t'i përdornim për të diskutuar, ndërkohë që ne sot nuk kemi as luksin për të folur. Komisioni i Ekonomisë dhe i Financave nuk e ka ende të plotë, kanë ardhur vetëm tre ligje, ndërsa tre ligjet që kanë një efekt prej 100 milionë eurosh nuk kanë ardhur. Nuk e kemi paketën e plotë fiskale në asnjë fletë. Nuk ndahet buxheti i shtetit dhe projektligjet financiare, këto gjenerojnë efekte financiare që janë reflektuar në buxhet, kush është miratuar një ligj për lojërat e fatit, ne nuk mund të diskutojmë në ajër. Kurdo që ta ketë të nevojshme qeveria, të vijë dhe të diskutojmë, nuk mund të diskutojmë kështu, s'na bëni dot për budallenj. Pas anulimit të mbledhjes së djeshme, unë besoj që spot ne duhet të marrim ligjet e paketës fiskale, t'i lexojmë ato dhe të diskutojmë siç thotë rregullorja e këtij parlamenti. Kam 24 orë që përpiqem. E kuptoj që kemi një arrogancë që vjen nga pushteti, por për 30 vite nuk ka ndodhur kurrë që të vijmë këtu, si nën drejtimin e Jozefina Topallit apo edhe të Gramoz Ruçit, të vijmë dhe të diskutojmë në këtë mënyrë. Kur të ketë koha ministrja të vijmë të diskutojmë sërish,"- tha Tabaku ndër të tjera.  

jorida tabaku komisioni i ekonomise 27 tetor 2022

Sondazh

Poll