Politike

Marrëveshja me PL, Berisha: Procesi i ekzekutimit politik të personit më mafioz që ka patur Tirana!

Sot u konfirmua lajmi se Meta është kandidati zyrtar i opozitës PD-PL për Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

27 Tetor 2022, 12:09 Nga f.g
Marrëveshja me PL, Berisha: Procesi i ekzekutimit politik të personit
Sali Berisha

TIRANE- "Nis procesi i ekzekutimit politik të personit më mafioz që ka patur Tirana", kështu iu është drejtuar gazetarëve kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në nisje të takimit me aleatin Ilir Meta për firmosjen e paktit të bashkëpunimit mes PD dhe PL. Berisha mbërriti me pak minuta vonesë pas Metës në ambientet e Hotel Tirana. Sot u konfirmua lajmi se Meta është kandidati zyrtar i opozitës PD-PL për Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës. 

Dy kryetarët pritet të firmosin sot paktin e bashkëpunimit që është e mbyllur dhe do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procesit zgjedhor të zgjedhjeve vendore të 14 majit 2023./Dosja.al

 

sali berisha pakti pd-pl zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll