Politike

EKONOMIA/ Tatimi mbi fitimin, Braçe: Dua dokumentet, ligjin e BE-së dhe analizat ku jeni bazuar

I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se biznesi i madh është i ngarkuar me gjoba, por biznesi i vogël ka presion. 

27 Tetor 2022, 11:33 Nga F.M
EKONOMIA/ Tatimi mbi fitimin, Braçe: Dua dokumentet, ligjin e BE-së
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi t'i vihej në dispozicion dy dokumente në të cilat vërtetohet se si është arritur në përfundimin e krijimit të paketës fiskale 2023. I pranishëm në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se biznesi i madh është i ngarkuar me gjoba, por biznesi i vogël ka presion. 

"Në vijim të kerkesave që paraqita dje, përsa i përket paketës fiskale për strategjinë e të ardhurave për heqjen e përjashtimeve. E para, lidhet me përjashtimet nga taksat dhe mendoj që është e nevojshme për një analizë. Kemi këtu të shkruar, jo vetëm sipas bizneseve por edhe efektet që ky proces ka sjellë në arkëtimet e taksave, kjo është e domosdoshme sepse ju dëgjova të thonit që politikën e re të ndëshkimit e keni adresuar tek biznesi i madh. Ndërsa tek biznesi i vogël, presionin e ka më të madh për të mos marrë mall pa faturë. Kështu që do të ishte më e rëndësishme të kemi analizë të procesit të fiskalizimit. Ligji mbi tatimet për të ardhurat është shtrirë për shumë kohë. Jeni mbështetur diku, në ligjin e BE-së, ose në analizat që keni bërë. Unë i dua të dyja. Nga kaq sa ju thatë, të vijojmë të dëgjojmë që të tatohen vetëm me 8%, është pak...më kuptoni....,"- tha Braçe.

erion brace komisioni i ekonomise 27 tetor 2022

Sondazh

Poll