Sport

Mbrëmje magjike për Interin! Kualifikim në raundin tjetër të Championsit, poker Plzen dhe Lukaku që gjen golin

Inter mund Viktoria Plzen 4-0 dhe kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League, me një ndeshje më pak për të luajtur.

26 Tetor 2022, 20:45 Nga DOSJA

Mbrëmje magjike për Interin! Kualifikim në raundin tjetër

EUROPË- Inter mund Viktoria Plzen 4-0 dhe kualifikohet për në fazën tjetër të Champions League, me një ndeshje më pak për të luajtur. Në 'San Siro', ekipi zikaltër e zgjidhi ndeshjen vetëm në pjesën e parë. Mkhitaryan në (35') do të shënonte të parin, ndërsa në (42') Dzeko do të shënonte golin e dytë duke çuar skuadrën me një moral më të lartë në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë, boshnjaku do të shënonte sërish në minutën e 66', ndërsa Lukakut i nevojiten vetëm katër minuta për të gjetur golin e parë në Champions League, duke vulosur kështu pokerin.

Takimi i Grupit B Clube Brugge-Porto përfundoi me shifrat 0-4. Një rezultat surprizë që i jep mundësinë Atletico Madrid të shpresojë për një kualifikim.

E.Ç (Dosja.al)

inter plzen champions league

Sondazh

Poll