Sport

Komisioni i Disiplinës/ Akuzoi kastën e vjetër të FSHF-së, dënohet presidenti i Bylisit, zbulohen vendimet e tjera

Kritikat publike ndaj zyrtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të Bylisit dhe presidentit Besnik Kapllanaj.

26 Tetor 2022, 16:52 Nga DOSJA

Komisioni i Disiplinës/ Akuzoi kastën e vjetër të

SHQIPËRI-Kritikat publike ndaj zyrtarëve të ndeshjes ndaj Vllaznisë, i kanë kushtuar shtrenjtë klubit të Bylisit dhe presidentit Besnik Kapllanaj. Komisioni i Disiplinës ka vendosur që të ndëshkojë me gjobë ballshiotët si dhe të pezullojë numrin 1 të klubit për fjalët e tij pas duelit.

Ndërkohë, bien në sy një sërë masash ndëshkimore në Kategorinë e Parë e më poshtë, por edhe pezullimin e dënimit të personave të ndëshkuar më parë nga Disiplina, mes të cilëve zëvendëstrajnerin e Skënderbeut, Gentian Liço.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Zyrtari i KF Bylis, Besnik Kapllanaj, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

Zyrtari i KS Korabi, Florian Beqiri, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Zyrtari i FK Tomori, Polizoi Arbri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Zyrtari i FK Tomori, Klodian Arbri, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me fjalë ofenduese dhe duke shkelur parimet e fair play, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

E.Ç (Dosja.al)

besnik kapllanaj fshf

Sondazh

Poll