Sport

15 minuta ndaj Salzburg, zbulohet si e kanë vlerësuar paraqitjen e Brojës, tifozët e krahasojnë me Drogba-n (video)

Armando Broja hyri në fushë në minutën e 75-të në vend të Aubameyang, në takimin Salzburg-Chelsea- përballje e vlefshme për raundin e pestë të grupeve të Uefa Champions League.

26 Tetor 2022, 16:36 Nga DOSJA

15 minuta ndaj Salzburg, zbulohet si e kanë vlerësuar paraqitjen e

ANGLI-Armando Broja hyri në fushë në minutën e 75-të në vend të Aubameyang, në takimin Salzburg-Chelsea- përballje e vlefshme për raundin e pestë të grupeve të Uefa Champions League. Sulmuesi shqiptar dha kontributin e tij në ato pak minuta në ruajtjen e epërsisë 1-2 ndaj austriakëve. Sa herë ishte në kontakt me topin, 21-vjeçari përpiqej të fitonte sa më shumë sekonda të ishte e mundur.

Broja përdori fizikun e tij dhe këtë cilësi e kanë përmendur edhe portalet britanike. 'Evening Standart' i jep notën 6 Armando Brojës dhe përshkrimi për të është: “Ai e mbajti topin mirë, por nuk pati ndonjë rast të madh.” Një tjetër portal si 'SportBible' shkruan.

"Broja nuk ishte në gjendje të përfshihej aq sa do të donte, megjithatë ai ishte i gatshëm për ekipin e tij në momëntin kur iu kërkua një gjë e tillë." Në një postim në rrjetet sociale tifozët e Chelsea-t kanë nisur ta krahasojnë me një legjendë të Chelsea-t si Didier Drogba, pasi në një moment të lojës, sulmuesi i Kombëtares mbrojti topin mes tre kundërshtarëve, dicka që iu bëri përshtypje fansave londinezë.

E.Ç (Dosja.al)

broja chelsea

Sondazh

Poll