Sport

"10 milionë euro për PSG-në është një kafe!”, Tebas sulmon sërish presidentin Al-Khelaifi

PSG, sipas tij, është fajtor për çrregullimin e futbollit europian si një "klub-shtet". Dhe ai është edhe më virulent, pasi dyshon se ‘beIN Sports’ nuk paguan faturat për të drejtat e transmetimit të La Ligës jashtë vendit për shkak të deklaratave të tij kundër skuadrës pariziene.

26 Tetor 2022, 15:06 Nga DOSJA

"10 milionë euro për PSG-në është një

SPANJE - Javier Tebas vazhdon betejën kundër Paris Saint-Germain. Në një intervistë për ‘L'Equipe’, presidenti i ligës spanjole të futbollit është rikthyer për të folur për rinovimin e Mbappes dhe rregullat e ‘Fair Play’-it financiar të anashkaluara edhe një herë nga Nasser Al-Khelaifi:

"Ne e dinim që PSG do të duhej të paguante shumë para për të mbajtur Mbappe. Njohja e Al-Khelaïfi, megjithatë, nuk duket shumë... Ai nuk ka kufi për të arritur qëllimet e tij. PSG dhe Al-Khelaïfi kanë treguar se paratë nuk janë problemi i tyre. Nëse do të ishte e nevojshme t'i jepeshin edhe 200 milionë të tjera lojtarit, ata do t'i jepnin. Megjithatë, sipas rregullave aktuale është e pamundur që PSG t'i përballojë ato shpenzime. Në gjashtë apo shtatë sezonet e fundit, PSG ka humbur 1 miliard euro; duke falsifikuar kështu ekosistemin e futbollit evropian. Si mund të konkurrojnë klubet e tjera me dikë që humbet 1 miliard euro? Është e komplikuar."

"10 milionë euro për PSG-në është një

Në intervistën e tij, Tebas ka folur edhe për marrëdhëniet e privilegjuara të presidentit të PSG-së me UEFA-n. "Nuk mund ta shpjegoj me vete. Dhe ne e kemi denoncuar këtë situatë. Rregullat duhet të zbatohen në mënyrë më efektive; UEFA gjobit PSG-në, 10 milionë për Naserin është si të pish një kafe! Dënimet duhet të jenë bindëse dhe gjithashtu të prekin lojtarët. Kjo nuk është mirë”.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas përsërit sulmet e tij kundër PSG-së, fajtor, sipas tij, edhe për çrregullimin e futbollit europian si një "klub-shtet". Dhe ai është edhe më virulent, pasi dyshon se ‘beIN Sports’ nuk paguan faturat për të drejtat e transmetimit të La Ligës jashtë vendit për shkak të deklaratave të tij kundër PSG-së (Nasser al-Khelaïfi është president i klubit parizian dhe ‘beIN Media Group’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll