Sport

Mbrojtësi Varane nuk do të luajë me “Djajtë e Kuq” më deri në Kupën e Botës...

Trajneri Ten Hag siguroi se prania e tij me Francën do të varet nga mënyra se si do të shkojë rikuperimi

26 Tetor 2022, 16:38 Nga DOSJA

Mbrojtësi Varane nuk do të luajë me “Djajtë e

ANGLI - Francezi Raphael Varane, lojtar i Manchester United, do të mungojë deri para Kupës së Botës 2022 në Katar, konfirmoi trajneri i tij, Erik Ten Hag. Qendërmbrojtësi francez, i padiskutueshëm pas skuadrës franceze, u dëmtua të shtunën e kaluar në ndeshjen ndaj Chelseas, ku pësoi një dëmtim në gju.

Mbrojtësi Varane nuk do të luajë me “Djajtë e

“Varane nuk është në skuadër”,- tha Ten Hag përpara ndeshjes së Europa League kundër Sheriffit. “Ai do të jetë jashtë deri në Kupën e Botës”,- shtoi holandezi. Ten Hag nuk donte të zbulonte, nëse Varane mund të ishte gati për Kupën e Botës, por siguroi se prania e tij do të varet nga mënyra se si do të shkojë rikuperimi i tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll