Sport

Ja kë parashikojnë ngjarjet ‘profetike’, si kampione të Botërorit në ‘Katar 2022’…

Rastësi interesante. Ka një varg ngjarjesh, që janë realizuar në tre Botërorët e fundit, të cilat kanë kurorëzuar kampionin e botës, ose të paktën kështu duket…

26 Tetor 2022, 15:42 Nga DOSJA

Ja kë parashikojnë ngjarjet ‘profetike’, si kampione

FRANCE - Më pak se një muaj ka mbetur për të shijuar Botërorin në Katar dhe në këtë mjedis diskutimet janë kush do të jetë fituesja dhe kampionia e Botës. Dëshirat dhe spekulimet nuk mungojnë dhe ngatërrohen me njer-tjetrën. Megjithatë, në orët e fundit u shfaq një përzierje ngjarjesh, që do të shkonin kundër ëndrrës së shumëkujt. A do të bëhen realitet?

Kupa e Botës do të ishte për një vend europian? Ka një varg ngjarjesh, që janë realizuar në tre Botërorët e fundit, që shërbejnë për të kurorëzuar kampionin e ardhshëm të botës, ose të paktën kështu duket. Dhe pikërisht ai lojtar, që del si golashënuesi më i mirë i Kampionatit Europian, skuadra e tij do të kurorëzohet edhe kampion i Botërorit në garën e radhës që do të zhvillohet.

Kjo filloi me David Villa, një golashënues në Euro 2008, ndërkohë që Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në 2010. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 2014, pasi Mario Gómez ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Europian në vitin 2012 dhe Gjermania fitoi Botërorin në vitin 2014, pikërisht kundër Argjentinës. I fundit që e përmbushi këtë ‘profeci’ ishte Antoine Griezmann, golashënuesi më i mirë në Kampionatin Europian të vitit 2016 dhe që fitoi Kupën e Botës 2018 në Rusi me Francën.

Ja kë parashikojnë ngjarjet ‘profetike’, si kampione

Kush do ta fitojë Kupën e Botës në Katar? Nëse kjo statistikë do të plotësohet, atëhere Botërori i ardhshëm do të ishte për Portugalinë e Cristiano Ronaldos. Sulmuesi aktual i Manchester United ishte golashënuesi më i mirë në Kampionatin Europian të fundit, gjë që do t'i jepte skuadrës së tij luzitane këtë avantazh, nëse statistikat janë të vërteta…

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll