Sport

Xhoel Kushova, shqiptari që u sulmua nga ultrasit e Fiorentinës, tifozi i Interit rrëfen tmerrin: Në atë moment një grup na u afruan dhe...

Xhoel Kushova është një student 21-vjeçar nga Milano me origjinë shqiptare dhe tifoz i Interit. Kushova ishte personazhi që u sulmua në takimin Fiorentina-Inter, përfunduar 3-4 për ekipin zikaltër.

26 Tetor 2022, 18:30 Nga DOSJA

Xhoel Kushova, shqiptari që u sulmua nga ultrasit e Fiorentinës,

ITALI- Xhoel Kushova është një student 21-vjeçar nga Milano me origjinë shqiptare dhe tifoz i Interit. Kushova ishte personazhi që u sulmua në takimin Fiorentina-Inter, përfunduar 3-4 për ekipin zikaltër. Pas të shtunës në stadiumin 'Franchi' marrëdhënia e tij me stadiumet ka ndryshuar. Në një intervistë për 'La Gazzeta dello Sport', tregon çfarë ndodhi atë moment.
“Isha në Firence, ku jetojnë disa të afërm, me këtë justifikim unë dhe nëna ime shkuam në Franchi. Unë me fanellën e Scudetto-s 2021, ajo me shallin zikaltër. Deri në rezultatin 3-3 çdo gjë ishte në rregull, pastaj në golin e Mkhitaryan unë dhe nëna ime u përqafuam pa provokuar apo ekzagjeruar.Në atë moment një grup na u afruan nga tifozët vendas, duke na bërtitur me të gjitha ofendimet e mundshme.

Dhe duke u përpjekur të na sulmonin. Mbi të gjitha, një bandit që dukej si i çmendur. Nëse ai nuk na goditi, është sepse një sekondë përpara disa tifozë e ndaluan. Në atë moment stadiumi u bë vërtet një çmenduri, nëna ime u tmerrua dhe menjëherë donte të ikte, por në mungesë të stjuardëve, shumë tifozë na mbrojtën.

Nëse do të kthehesha në stadium me fanellën e Interit? Sigurisht, çfarë problemi ka? E dini derbin e humbur me dy shtyllën e Giroud? Ne luajtëm në shtëpi dhe pranë meje në San Siro kishte shumë tifozë të Milanit me fanellat e tyre: ata u gëzuan siç duhej dhe askush nuk tha asgjë. Kjo është normale, tani më ka ikur dëshira për të shkelur në stadium". Ishte komenti i tifozit me origjinë shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

inter fiorentina inter fiorentina sherri xhoel kushova

Sondazh

Poll